Tumgik
#lexova
yondra · 2 months
Text
Tumblr media
Lexová & Smetana, Moravská galerie Brno
128 notes · View notes
oazi · 6 months
Text
bleva ne vere "Moonlight" te Guy de Maupassant. Nuk kisha lexuar me pare asnje veper te tij , thjesht me pelqente emri dhe e kisha ne subkoshience per nje kohe te gjate. 144 faqe kishte , lexova 98 nje dite gushti dhe pastaj thashe do e lexoj neser kete qe mbeti dhe nuk e lexova me. Kopertina ishte e bukur , kishte 7 tregime te shkurtra kryesisht me njerez te cmendur,paranojak qe ju ndodhnin gjera te palogjikshme . Qesha disa here, prandaj vazhdova te lexoje po ate dite . Pastaj per ca faqe nuk qesha me dhe ndaj e lashe. Nuk e marr vesh kete shkrimtar dhe pertoj shume te bej kerkime per te. Edhe sikur te me paguanin nuk do beja kerkime. Tani thjesht e mora librin e tij nga rafti, kot se koti, dhe u frymezova te shkruaj kete rrefim idiotesk :)
2 notes · View notes
thekingofroad · 5 months
Text
lexova diku se leku do zhduket mbas 20 vjetesh,un ne shpine time jam 20 perpara
1 note · View note
rregullatislame · 2 years
Text
Tema te rendesishme rreth Xhihadit
TEMA TË RËNDËSISHME RRETH XHIHADIT.
Lavdëroi: Dijetari i madh Salih ibën Feuzan ibën Abdullah el Feuzan
Autor: Shejh Abdullah ibën Sead ibën Muhamed Eba Husejn
Përktheu: Dr. Bledar Karaj el Albani
Fjala e dijetarit të madh, Salih ibën Feuzan el Feuzan:
Lavdërimet i përkasin vetëm Allahut, dhe Mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka të dërguar tjetër, Muhamedin dhe familjen e shokët e tij!
Pasi e lexova veprën “Tema të rëndësishme rreth Xhihadit”, të shejh Abdullah ibën Sead Eba Husejn, Allahu i dhëntë sukses, e gjeta atë një vepër me shumë vlerë, shumë të dobishme për temat që trajton, për të cilat nevoja është e madhe në këtë kohë. Allahu na dhëntë sukses të gjithëve për dije të dobishme dhe vepër të mirë! Allahu e shpërbleftë me të mira autorin e kësaj vepre!
Mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin dhe familjen e shokët e tij!
Shkroi: Salih ibën Feuzan ibën Abdullah el Feuzan; Anëtar i Komisionit të Përhershëm të Fetvave në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Parathënia e autorit:
Falënderimet i takojnë Allahut, që forcon të dashurit e Tij besimtarë dhe që gjunjëzon armiqtë e Tij jobesimtarë, idhujtarë e hipokritë!
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut, Një e të Pashoq, Ndihmuesit të të devotshmëve; dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij, prijësi i muxhahidinëve të durueshëm, i dashuri i Zotit të botëve, i cili e përmbushi misionin, e çoi në vend amanetin, e këshilloi ymetin dhe u përpoq në rrugën e Allahut, deri san a la në rrugë të bardhë, ku nata është njësoj si dita, kështu që nuk devijon prej saj përveç dikujt që është i humbur. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, sa të vazhdojë nata të ndjekë ditën, për atë që ofroi, mësoi dhe sqaroi!
Allahu i Madhëruar i ka bërë njeriut disa detyrime, të cilat i ka sqaruar dhe na ka treguar rrugën se si të zbatohen, rrugë nga e cila ne nuk na lejohet të dalim. Ai na ka vendosur kufij të cilat nuk na lejohet t’i kapërcejmë; të gjitha këto detyrime dhe kufij janë vendosur nga i Urti, i Nderuari; I Urtë në urdhrat dhe ndalesat e Tij, dhe për këtë nderohet dhe falënderohet, I Urtë në paracaktimin dhe caktimin e Tij dhe për këtë nderohet dhe falënderohet; prandaj ne nuk na lejohet veçse nënshtrimi para Ligjit të Tij, pranimi i urtësisë së Tij dhe aprovimi e shprehja e falënderimit dhe lavdërimit të Tij. Madhëruar qoftë Allahu dhe Atij i qoftë falënderimi, i lartësuar qoftë Emri i Tij! Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij.
Nga detyrimet që Allahu i ka bërë robëve të Vet është edhe Xhihadi dhe përpjekja me të gjitha mundësitë në Rrugën e Tij, në ndihmë të fesë së Tij dhe në mbrojtje të saj, si dhe në luftimin e kurtheve të armiqve të saj.
Kur Allahu na e bëri të detyrueshme këtë gjë, Ai na sqaroi gjithashtu mënyrën e përmbushjes së saj, dhe asesi nuk e ka lënë atë pa e sqaruar, por na e ka sqaruar mënyrën e saj në Librin e Tij dhe në gjuhën e të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem); dhe tashmë rruga është sqaruar dhe prova është ngritur, kështu që nuk na lejohet neve asgjë tjetër veçse të ndjekim rrugën që Allahu na e ka vizuar për ta përmbushur këtë detyrë madhështore.
A nuk e sheh se namazi, me gjithë vlerën dhe vendin e lartë që ka, na është sqaruar fije për pe se si ta kryejmë atë, dhe nuk ka lënë asgjë për logjikën tonë në mënyrën e kryerjes së namazit?
Allahu i Madhëruar thotë: “Falni namazin!” [El Bekare, 43], “Namazi për besimtarët është detyrim në kohë të caktuar.” [En Nisa, 103]. Kurse i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla…” dhe përmendi prej tyre Namazin, për të cilin ka thënë: “Premtimi mes nesh dhe atyre është namazi, prandaj kushdo që e lë atë, ka mohuar.”
Por nga ana tjetër, ne jemi ndaluar që të shtojmë sikur një rekat të vetëm në numrin e namazeve që janë përmendur në Sheriat, dhe shkaku është se njerëzit janë të urdhëruar ta adhurojnë të Adhuruarin e tyre në mënyrën që Ai dëshiron, konform Ligjit të Tij të urtë, të cilit nuk i afrohet e kota as nga afër as nga larg, sepse ai është shpallur nga i Urti, i Falënderuari.
Po kështu edhe Xhihadi, i cili është maja e kreshtës së Islamit dhe një nga shtyllat e tij, duhet të kryhet ashtu si e ka ligjëruar Allahu në Librin e Tij dhe në sunetin e të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), si dhe në atë formë që e kanë kuptuar dhe praktikuar shokët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe dijetarët e shquar të Islamit, pa dalë nga ajo rrugë asnjë fije në ndjekje të dëshirave apo epsheve tona, por duke pasur, duke u përulur dhe duke u nënshtruar para Ligjit të Allahut, sepse ne e adhurojmë Allahun ashtu si do Ai dhe jo ashtu si duam ne; dhe ne luftojmë e përpiqemi në Rrugë të Allahut sipas rrugës dhe ligjit të Allahut, dhe jo sipas rrugës së dikujt tjetër, kushdo qoftë.
Lexues i nderuar! Këto fletë që ke para duarve bëjnë fjalë për Xhihadin në Islam, nisur nga pështjellimi dhe ngatërrimi që vërehet sot në moskuptimin e bazave të tij në Islam. Jam përqendruar në disa nga temat kryesore të Xhihadit dhe jo në të gjitha ato, sepse fusha e tij është shumë e madhe dhe kërkon zgjerim dhe zgjatje të saj, por qëllimi i këtyre fletëve është kurimi i disa dyshimeve që vërehen të jenë ngjallur te disa të rinj dhe që i vishen bazave të Ehli Sunetit dhe Xhematit, kështu që aktualiteti e bën të domosdoshëm këtë punë.
Ky studim do të shqyrtohet në këtë mënyrë:
Së pari: Rëndësia e Xhihadit në Islam, ku përfshihet lidhja e xhihadit me udhëheqësit e muslimanëve qofshin të mirë apo të këqinj për nga veprat e tyre. Njëra prej temave të këtij kapitulli bën fjalë për Prijësin e muslimanëve dhe si caktohet ai; nisur nga fakti se xhihadi është i lidhur ngushtë me prijësin e muslimanëve. Prej çështjeve të kësaj teme do të jetë edhe ekzistenca e më shumë se një prijësi dhe marrja e secilit prej tyre titullin e prijësit.
Së dyti: Kufizimi dhe domethënia e Xhihadit.
Së treti: Kushtet e obligueshmërisë së Xhihadit.
Së katërti: Dispozitat dhe rregullat e Xhihadit: ku përfshihet edhe gjykimi sheriatik për xhihadin nëse është detyrim individual për të çdo musliman, apo është detyrim kolektiv për një pjesë të muslimanëve, apo nëse është i ndaluar (haram); këtu do të përmendet edhe një vërejtje rreth muslimanëve që hyjnë në vendet jomuslimane me vizë, dhe se kjo është garanci prej tyre për të, dhe atij nuk i lejohet t’u bëjë padrejtësi njerëzve të atij vendi apo t’i tradhëtojë ata.
Së pesti: Vërejtje rreth Xhihadit në ditët e sotme:
01. Diskutimi i obligueshmërisë apo jo të tij i përket vetëm njerëzve të veçantë që janë dijetarët e mëdhenj të thelluar në dije. Këtu bëhet paralajmërim ndaj njerëzve injorantë dhe të vegjël në dije, si dhe sqarohen cilësitë e dijetarëve të mëdhenj e të thelluar në dije. Do të ketë edhe një shënim rreth çështjes së kuptimit të qëllimeve madhore të Sheriatit Islam.
02. Kurrë mos akuzo dijetarët edhe nëse thonë diçka që nuk i përshtatet asaj që mendon apo beson ti.
03. Xhihadi është prej detyrave dhe të drejtave të prijësit dhe jo të popullit; këtu do të flitet edhe për të drejtën e prijësit në lidhjen e marrëveshjeve të paqes me ata që ai mendon se është për të mirën e muslimanëve; si dhe për hyrjen e shejtanit te shumë prej atyre që i adresohen dijes dhe thirrjes duke i futur mendim të keq për prijësit e vendit prej udhëheqësve dhe dijetarëve.
Së gjashti: Shenja dhe orientime për pasuesit e Sunetit që i mungojnë shumë prej të rinjve të ymetit:
- Ju do e keni një udhëheqës, prandaj përkraheni atë.
- Rregulli “Ruajtja e interesit publik është detyrë për çdo musliman”, nuk mund të përmbushet veçse me respektimin e prijësve, dhe nëse ata përçmohen, humbet interesi i ymetit musliman në tërësi.
- Të jeni të matur.
- Këshillimi i udhëheqësve.
- Feja është kokë kurse mbreti është rojë; ai që nuk ka kokë, është i rrëzuar, kurse ai që nuk ka rojë, është i humbur.
- Përfundim dhe rezultat.
Pas kësaj, falënderoj hirësinë e tij, dijetarin e nderuar Dr. Salih ibën Feuzan ibën Abdullah el Feuzan, anëtar i këshillit të përhershëm të fetvave, për nderin që më bëri me leximin e këtij studimi të thjeshtë dhe me shkrimin e parathënies dhe lavdërimit të librit nga ana e tij.
Sikur Allahu të mos ma mundësonte mirësinë e madhe të paraqitjes së këtij studimi një dijetari të urtë si ai, Allahu e ruajtë, nuk do të guxoja t’ia publikoja atë njerëzve; prandaj falënderuar qoftë Allahu në fillim e në fund, në publik e në fshehtësi, dhe vetëm Allahut i përket falënderimi deri sa të kënaqet dhe pasi të kënaqet. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin dhe familjen e shokët e tij, deri në ditën e Gjykimit.
Shkroi: Abdullah ibën Sead ibën Muhamed Eba Husejn Rijad, më 15/01/1424 AH – 18/03/2003 AD
Së pari: Rëndësia e Xhihadit në Islam.
Xhihadi është çështje shumë e rëndësishme në Islam. Urdhri për të ka ardhur në Kuran dhe në Sunet, dhe dijetarët pasues të sunetit dhe xhematit kanë nxjerrë prej tyre (Kuranit dhe Sunetit) rregullat e xhihadit me të cilat dallojnë nga kundërshtuesit e tyre.
Nga rregullat e aprovuara prej tyre është edhe fjala e Ebu Xheafer et Tahaviu (RahimehUllah), që thotë: “Haxhi dhe xhihadi do të vazhdojnë gjithnjë përkrah udhëheqësve të muslimanëve, të mirëve e të këqinjëve, deri sa të bëhet Kiameti.” [Sherh et Tahavije, 2/555).
Dijetari i Islamit, Ibën Tejmije, i cili ka përcjellë në librin “El Vasitije”, akiden-bindjen dhe besimin e Ehli Sunetit dhe Xhematit, ndër tjera thotë: “Ehlu Suneti dhe Xhemati besojnë se Haxhi, Xhihadi dhe e Xhumaja kryhen me udhëheqësit, të mirë apo të këqinj qofshin ata.” [Mexhmuul Fetava, 3/158].
Shejh Abdulatif ibën Abdurrahman (RahimehUllah) thotë: “Kështu ka vazhduar të veprohet nga të gjithë dijetarët e ymetit, që nga zotërinjtë e parë e të gjithë imamët e ymetit; të urdhërojnë për bindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, dhe për të bërë Xhihad në rrugën e Allahut me çdo prijës, të mirë apo të keq; siç është e njohur mirë në librat e Bazave të Fesë dhe të Besimit.” [Eddurar es Sunijeh, 7/177-178].
Nga bindja e pasuesve të Sunetit dhe Xhematit është gjithashtu ajo që ka përcjellë Imam El Hasen ibën Ali el Barbahari, nga Imam Ahmedi (RahimehUllah) se: “Kushdo që merr udhëheqjen me zgjedhjen e njerëzve dhe dëshirën e tyre, ai është prijës i besimtarëve; dhe askujt nuk i lejohet që të flejë një natë të vetme duke menduar se ai nuk ka prijës, qoftë ai i mirë apo i keq.” [Sherhu Suneh, f. 28].
Për këtë rregull që ata kanë nxjerrë argumenton hadithi i nxjerrë nga Muslimi, se Abdullah ibën Umer (radijAll-llahu anhu) shkoi të Abdullah ibën Mutij kur ndodhi ngjarja e Huras në kohën e Jezid ibën Muavije, dhe ai tha: “I jepni Ebu Abdurrahmanit (d.m.th. Abdullah ibën Umerit) diçka që të mbështetet!” Por Ibën Umeri tha: “Nuk erdha që të ulem, por erdha që të tregoj një hadith që e kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), i cili ka thënë: “Kush heq dorë nga bindja ndaj udhëheqësit, do e takojë Allahun në ditën e Kiametit duke mos pasur asnjë justifikim, dhe kush vdes pa pasur besë të lidhur ndaj udhëheqësit të tij, vdes vdekje të injorancës.” Dhe kur njerëzit donin të rrëzonin Jezid ibën Muavijen, Abdullah ibën Umeri mblodhi njerëzit e fisit të tij dhe pasi tha shehadetin, tha: “Ne i japim besën tonë këtij burri (Jezidit), me besën e Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Çdo tradhëtari do i ngulet një flamur në ditën e Kiametit!” Pra, ne i japim besën tonë këtij burri, sipas besës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij; Unë nuk di tradhti më të madhe se sa t’i jepet besa e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij një burri, pastaj të ngrihesh kundër tij me luftë. Kushdo prej jush që unë marr vesh ta ketë rrëzuar apo të mos ia ketë dhënë besën këtij burri (Jezidit), kjo gjë do të jetë ndarja mes meje dhe atij (që prish besën).” [Buhariu dhe Muslimi].
Pëërderisa është aprovuar rruga e Ehli Sunetit dhe Xhematit në lidhje me Xhihadin dhe se ai nuk lejohet të kryhet nga ata që janë nën besën e një udhëheqësi veçse me lejen e tij, atëherë ajo që duhet të sqarohet këtu janë fjalët e dijetarëve në lidhje me aprovimin e prijësit dhe si realizohet kjo gjë?
Dijetarët janë unanimisht të mendimit se prijësi zgjidhet me disa mënyra, nga të cilat:
01. “Me porosi nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) se filani do të jetë prijës i muslimanëve; me këtë porosi ai person arrin aprovimin e të qënit prijës i muslimanëve. Disa dijetarë thotë se pushteti i Ebu Bekrit (radijAllahu ‘anhu) ishte i këtij lloji, duke u bazuar në vendosjen e tij imam në namaz nga ana e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në ditët e fundit të jetës së tij, dhe kjo ishte shenjë se ai kishte më shumë të drejtë në udhëheqjen e madhe të muslimanëve.” [Aduaul Bejan, 1/51].
02. “Me zgjedhjen e dijetarëve të zgjidhjes dhe marrëveshjes.” [Aduaul Bejan, 1/51].
03. Caktimi i prijësit pasardhës nga prijësi paraardhës. Ebul Hasen el Mauerdi thotë: “Realizimi i udhëheqjes me trashëgimi nga prijësi paraardhës është një çështje për lejimin e të cilës ka unanimitet dijetarësh; dhe kjo ka ndodhur realisht me dy udhëheqës të muslimanëve për të cilët radë dakord të gjithë dhe nuk kundërshtoi askush: I pari ishte Ebu Bekri (radijAllahu ‘anhu) i cili la porosi që paasardhës i tij të ishte Umeri (radijAllahu ‘anhu); atëherë muslimanët e aprovuan udhëheqjen e Umerit pas Ebu Bekrit. Kurse i dyti ishte Umeri (radijAllahu ‘anhu) i cili e la porosi këtë gjë te grupi i konsultimit të gjashtë sahabeve më të shquar që të zgjidhnin njërin prej tyre, dhe ata e pranuan këtë gjë duke besuar se kjo porosi ishte e saktë, edhe pse sahabet e tjerë përjashtoheshin nga kjo e drejtë.” [El Ahkam es Sultanije, f. 39].
04. Rrëzimi i pushtetarit paraardhës me forcë. Imam Ahmedi (RahimehUllah), në Akiden që e ka përcjellë prej tij Abdullah ibën Malik el Attar, thotë: “Kush fiton mbi ta –d.m.th. mbi udhëheqësit- me anë të shpatës dhe arrin të bëhet udhëheqës në vend të tyre, dhe të quhet prijës i muslimanëve, atëherë nuk i lejohet askujt që beson Allahun dhe ditën e Fundit që të kalojë një natë të vetme pa e pranuar atë për prijës të tij, qoftë ai i mirë apo i keq.” [El Ahkam es Sultanije, i Ebu Jeala, f. 23; dhe Tabekatul Hanabile, i pot ë njëjtit autor, 1/241,246. Të shihet gjithashtu për Akiden e Ehli Sunetit në këtë pikë El Lalikai, 1/160.]
Ibën Umeri (radijAllahu ‘anhu), “në kohët e fitneve dhe trazirave, nuk vinte një prijës i ri, veçse falej pas tij në namaz dhe ia dorëzonte atij zekatin e pasurisë së vet.” [Ibën Sead, në Et Tabekat, 4/193.]
Buhariu transmeton nga Abdullah ibën Dinar, se ky ka thënë: “Kam dëgjuar Abdullah ibën Umerin (radijAllahu ‘anhu) në kohën kur njerëzit u bashkuan në aprovimin e udhëheqjes së Abdulmelikut, të thoshte: “Unë shpreh dëgjueshmërinë dhe bindjen ndaj Abdullah Abdulmelikut, prijësit të besimtarëve, sipas rrugës së Allahut dhe rrugës së të Dërguarit të Allahut, me të gjtha mundësitë e mia. Edhe fëmijët e mi shprehin të njëjtën gjë.”
Ibën Haxheri thotë: “Fjala e tij “kur njerëzit u bashkuan në aprovimin e udhëheqjes së Abdulmelikut”, ka për qëllim Abdulmelik ibën Mervan ibën ek Hakem; kurse me fjalën “u bashkuan” ka për qëllim, u bashkua fjala dhe mendimi i tyre që ai të jetë udhëheqës, ndërsa para kësaj ishin në kundërshtim me njëri-tjetrin për shkak se ishin dy kandidatë për prijës: Abdulmelik ibën Mervan dhe Abdullah ibën ez Zubejr.” [Fet’hul Bari, 13/194].
Më pas, Ibën Haxheri thotë: “Ibën Umeri gjatë kësaj kohe të paqëndrueshmërisë u distancua pa i dhënë besën as Ibën Zubejrit as Abdulmelikut, por kur Abdulmeliku e fitoi pushtetin me forcë dhe gjendja u stabilizua, atëherë ai ia dha besën atij.” [Fet’hul Bari, 13/195].
Bejhakiu në librin “Virtytet e Shafiut”, përmend një fjalë të tij të transmetuar nga Harmele, i cili thotë: “Kam dëgjuar Shafiun të thotë: “Kushdo që e merr hilafetin (udhëheqjen) me forcën e shpatës, pastaj quhet Halife dhe njerëzit bashkohen dhe e pranojnë atë si prijës të tyre, ai është në të vërtetë halifi (prijësi) i tyre.” [Menakibu esh Shafii, 1/448].
Ibën Haxheri thotë: “Dijetarët e fikhut janë bashkuar unanimisht në detyrueshmërinë e bindjes ndaj mbretit që ka ardhur në pushtet me forcë, dhe në bërjen e xhihadit bashkë me të.”
Shejh Abdulatif ibën Abdurrahman (RahimehUllah) ka përmendur se pushteti i fisit Al Mervan ka qenë arritur me forcë, por megjithatë, atyre ju nënshtruan të gjithë njerëzit e qyteteve e fshatrave. Po kështu ishte edhe themelimi i shtetit Abasit. Më pas thotë: “Përballë këtyre ngjarjeve dijetarët kanë qenë të një mendimi për bindjen ndaj atij që vjen në pushtet me forcë, zbatimin e ligjeve të tij dhe saktësinë e hilafetit të tij. Për këtë nuk kundërshtohen dy vetë.” [Mexhmuatu Rasail ue Mesail en Nexhdije, 3/167].
Iman Muhamed ibën Abdulvehab thotë: “Dijetarët e çdo medhhebi janë bashkuar unanimisht se kush vjen në pushtet me forcë, në një apo disa vende, gjykimi për të është se ai është prijësi i muslimanëve në gjithçka; sikur të mos ishte kjo, dynjaja nuk do të kishte stabilitet; madje që prej shumë kohës, që para imam Ahmedit e deri në kohën tonë, njerëzit nuk janë bashkuar kurrë unanimisht në caktimin e një prijësi të vetëm; dhe askush nga dijetarët nuk njihet të ketë thënë se ndonjë prej dispozitave që lidhen me prijësin nuk janë të sakta veçse me prijësin e madh!” [Ed Dura res Sunijeh, 9/5].
Përmenda fjalën e Shejh Abdulatif Abdurrahmanin para fjalës së imam Muhamed ibën Abdulvehab për një qëllim dhe dobi të posaçme në fjalën e këtij të fundit, që duhet përmendur: Saktësia e ekzistencës së më shumë se një prijësi njëherësh në raste të veçanta, dhe se zaptimi i një prijësi një zonë të caktuar, merr gjykimin prijësit të përgjithshëm në atë zonë. Për këtë arsye, shejhu i Islamit, Ibën Tejmije thotë: “Suneti është që të gjithë muslimanët të kenë një prijës të vetëm, kurse të tjerët janë zëvendës të tyre në vende të ndryshme. Por nëse ndodh që ata prijës të dalin nga ky rregull duke kundërshtuar bindjen ndaj prijësit kryesor apo për shkak të pamundësisë apo për shkakqe të tjera, dhe si rezultat të gjendet një numër prijësish, atëherë çdo njëri prej atyre prijësve e ka detyrë të vendosë kufijtë dhe të përmbushë detyrimet.” [Mexhmuul Fetava, 34/175, 176].
Kur Ibnu Kethiri flet rreth kësaj çështje në Tefsirin e tij, thotë: “Kjo i ngjan gjendjes së halifëve nga Beni Umeje dhe Abasitët në Irak, Fatimitë në Egjipt dhe Emevitë në Marok.” [Tefsiri i Ibën Kethirit, 1/74].
Imam Sheukani, në sqarimin që i bën fjalës së autorit të librit “El Ez’har” ku thotë: “Ekzistenca e dy prijësve nuk është e saktë”, thotë: “Por pas përhapjes së Islamit dhe zgjerimit të kufijve të tij me largësinë e tyre nga qendra, padyshim që në çdo zonë apo zona të pushtetit musliman u vendosën prijës apo mbretër të veçantë, ku secili prej tyre kishte pushtet në zonë e vet por jo në zonën e tjetrit. Pra, nuk ka problem në shtimin e numrit të prijësve apo mbretërve, dhe secili banor i secilit prej atyre vendeve e ka për detyrë bindjen ndaj prijësit të vendit të tij pasi ky të ketë marrë besën dhe aprovimin e të qenët prijës apo mbret i asaj zone apo vendi, dhe në atë vend të zbatohen urdhrat dhe ndalesat e tij. Nëse dikush nga kundërshtarët e prijësit të aprovuar ngrihet kundër tij, gjykimi për të është që të vritet nëse nuk pendohet dhe kthehet nga rruga e tij. Por, banorët e zonës tjetër nuk e kanë detyrim bindjen ndaj prijësit të kësaj zone dhe as hyrjen në pushtetin e tij.. Kjo është e ditur për çdokënd që ka njohuri rreth historisë dhe gjendjes së njerëzve dhe të vendeve.”
Në fund të fjalës së tij, Sheukani thotë: “Mësoje këtë sepse kjo është në përputhje me rregullat bazë të sheriatit dhe argumentet e sakta, dhe lër çdo gjë tjetër që thuhet në kundërshtim me këtë, sepse ndryshimi i gjendjes në të cilën ndodhej pushteti Islam në fillim të Islamit nga gjendja në të cilën ndodhemi ne tani, dallon më shumë se djelli i ditës me diell. Kush e mohon këtë është trillues dhe nuk meriton t’i flitet me argument, sepse ai nuk i percepton argumentet.” [Es Sejlul Xherar, 4/512].
Së dyti: Përkufizimi dhe domethënia e Xhihadit.
Në kuptimin morfologjik gjuhësor, Xhihadi është infinitivi i fjalës përpiqem, luftoj, orvatem në maksimum. Fjala përdoret gjithashtu kur dikënd e mund sëmundja dhe e lodh së tepërmi. Përdoret gjithashtu për nxitjen e kalit deri sa të nxjerrë të gjithë fuqinë e tij vrapuese. Fjala Xhehd vjen me kuptimin e lodhjes, kurse Xhuhd me kuptimin e fuqisë, dhe në çdo rast përfshin në vetvete domethënien arritjen e maksimumit në atë gjë.
Kurse në kuptimin Sheriatik të Islamit, Xhihadi është: “Përpjekja me të gjitha fuqitë në luftimin e mohuesve veçanërisht, ndryshe nga luftimi i kryengritësve muslimanë apo i bandave kaçake që u presin rrugën dhe plaçkisin e vrasin udhëtarët.”
Ibën Haxheri thotë: “Në kuptimin sheriatik, Xhihadi është përpjekja me të gjitha fuqitë për luftimin e mohuesve, por ai përdoret edhe për luftimin e dëshirave vetjake, të djallit dhe të njerëzve të prishur; luftimi i vetvetes apo i dëshirave vetjake bëhet me mësimin e fesë, zbatimin e saj dhe përçimin e saj te të tjerët; kurse luftimi i djallit bëhet me luftimin e dyshimeve që ai sjell dhe epsheve që i zbukuron njeriut; kurse luftimi i mohuesve bëhet me dorë, me pasuri, me gjuhë dhe me zemër; kurse luftimi i të prishurve e të shthururve bëhet me dorë, pastaj me gjuhë, pastaj me zemër.” [Fet’hul Bari, 6/3].
Gjykimi për Xhahadin: “Xhihadi në kuptimin e përgjithshëm është detyrë për çdo musliman, siç thotë Ibnul Kajjim e të tjerë, qoftë me zemër, me gjuhë, me pasuri apo me dorë. Çdo musliman e ka për detyrë të përpiqet me një apo më shumë nga këto lloje të xhihadit.” [Zadul Miad, 3/1-10; shih gjithashtu “Përmbledhje Fetvash dhe thënie të ndryshme të shejh Abdulaziz ibën Baz, 18/418; si dhe “Esh Sherh el Mumti”, të Ibën Uthejmin, 8/7].
Së treti: Kushtet e detyrueshmërisë së Xhihadit për muslimanin.
Dijetarët kanë përmendur shtatë kushte që xhihadi të jetë i detyrueshëm, e ato kushte janë: Islami (të qenët musliman), mosha madhore, mendja e shëndoshë, liria, gjinia mashkullore, shëndeti dhe trupi i plotë, mundësia financiare.
Sa i përket të qenët musliman, në moshë madhore dhe me mendje të shëndoshë, këto janë kushte që duhet të plotësohen për të gjitha detyrimet fetare.
Ibën Umeri (radijAllahu ‘anhu) transmeton dhe thotë: “Iu paraqita të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në ditën e luftës së Uhudit për të marrë në luftë, ndërkohë që mosha ime ishte 14 vjeç, por ai nuk më lejoi që të shkoja e të luftoja.” [Muttefekun alejhi].
Kurse liria është kusht, bazuar në transmetimet ku thuhet se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) lidhte besën me njerëzit e lirë për Islamin dhe Xhihadin, kurse me robërit e skllevërit, ai lidhte besën për Islamin dhe jo për Xhihadin; dhe kjo sepse Xhihadi është adhurim që ka të bëjë me largim nga vendi, kështu që nuk është i detyrueshëm për skllavin që nuk e zotëron lirinë, por është në shërbim dhe bindje të zotëriut të vet, njësoj si edhe Haxhi që nuk është detyrim për skllavin.
Kurse të qenët mashkull është kusht, bazuar në transmetimin e Aishes (radijAllahu ‘anha), e cila thotë: “O i Dërguari i Allahut! A e kanë gratë detyrim Xhihadin?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) it ha: “Ato kanë detyrim një xhihad në të cilin nuk ka luftë: Haxhin dhe Umran.” Dhe kjo sepse gratë nuk janë nga luftëtarët për shkak të dobësisë fizike dhe fizionomisë së saj.
Kurse shëndeti dhe trupi i plotë e pa të meta fizike, si për shembull të mos jetë i verbër, i çalë apo i sëmurë, bazuar në fjalën e Allahut: “Nuk është gjynah për të verbrin, as për të çalin, as për të sëmurin..” [En Nur, 61]. Dhe sepse këto gjëra e pengojnë atë nga xhihadi. Sa për sëmundjen, është për qëllim sëmundja e rëndë që e pengon nga xhihadi dhe e dobëson trupin, dhe jo sëmundjet e lehta si dhembja e dhëmballës apo e kokës, etj.
Kurse mundësia financiare është kusht bazuar në Fjalën e Allahut: “Nuk është gjynah të mos shkojnë në luftë të dobëtit, as të sëmurët, as ata që nuk mund të sigurojnë shpenzimet, nëse janë të sinqertë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Nuk ka vend për vërejtje ndaj punëmirëve. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” [Et Teube, 91]. Dhe sepse xhihadi nuk mund të bëhet veçse me mjet dhe me armë. Nëse xhihadi bëhet në një vend të largët, është kusht që personi që shkon atje të ketë siguruar gjithashtu ushqimin dhe shpenzimet e familjes së tij për aq kohë sa do të mungojë, përveç armës dhe kafshës apo mjetit të udhëtimit nëse largësia është sa distanca në të cilën lejohet bashkimi i namazeve; bazuar në Fjalën e Allahut: “(Nuk ka gjynah) as për ata të cilët, kur vijnë te ti për të kërkuar kafshë shalimi e ti u thua: “Unë nuk mund t’ju siguroj kafshë shalimi”, kthehen me sytë e tyre që u rrjedhin lot, ngaqë nuk mundën të gjenin gjë për të dhënë (në rrugë të Allahut).” [Et Teube, 92].
Së katërti: Rregullat e Xhihadit
Xhihadi është farz kifaje – detyrim mbi një pjesë të shoqërisë muslimane që mjafton për kryerjen e tij. Ibën Atije thotë: “Unanimiteti i dijetarëve të Islamit ka vazhduar të qëndrojë në fjalën se xhihadi është detyrim kolektiv sipas nevojës (farz kifaje) i popullit të Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në përgjithësi.” [El Xhamiu Li Ahkamil Kuran, i Kurtubit, 3/38].
Kurse në “El Hashije” të Ibën Abidin el Hanefi, thuhet: “Nëse hyn armiku në troje, xhihadi bëhet i detyrueshëm për çdo musliman që është pranë armikut, kurse për ata që janë më larg armikut, xhihadi është farz kifaje (kolektiv, sipas nevojës) që mund ta lënë nëse nuk është nevoja për ta.” [Hashije Ibën Abidin, 4/124].
Ibën Kudama thotë në librin “El Mukniu”: “Xhihadi është farz kifaje.” Pastaj thotë: “Kushdo që gjendet në llogore apo në rresht të parë me armikun prej atyre që i plotësojnë kushtet e xhihadit, ose vendi i të cilëve është rrethuar nga armiku, e kanë detyrim individual (farz ajn) xhihadin.” [El Mukniu, 10/6,14].
Pra, kjo është origjina e gjykimit të xhihadit, që ai është farz kifaje, por që mund të bëhet edhe farz ajn. Ibën Kudama, i bën sqarim fjalës së tij të mësipërme në librin “Esh Sherhul Kebir uel Insaf” të librit “El Mukniu”, me fjalët: “Përmbjedhja e çështjes është se xhihadi bëhet detyrim individual (farz ajn) në tre raste:
Rasti i parë: Kur përplasen dy ushtritë me njëra-tjetrën në fushëbetejë; në këtë rast është e ndaluar rreptësisht për ata që ndodhen atje që të largohen nga beteja apo të dezertojnë, por e kanë detyrim të qëndrojnë e të luftojnë.
Rasti i dytë: Kur jobesimtarët hyjnë në një vend të muslimanëve, të gjithë muslimanët e atij vendi e kanë detyrim luftimin dhe nxjerrjen e tyre nga vendi i tyre.
Rasti i tretë: Kur prijësi i muslimanëve dërgon një grup të caktuar në luftë, ata e kanë detyrim që të shkojnë.”[Esh Sherhul Kebir, 10/9-11].
Neveviu thotë: “Shokët tanë (dijetarët e medhhebit Shafii) thonë: “Xhihadi sot është farz kifaje, përveç nëse ndonjë armik zbret në ndonjë prej vendeve të muslimanëve, atëherë të gjitha banorët e atij vendi e kanë farz ajn xhihadin; dhe nëse banorët e atij vendi nuk janë të mjaftueshëm për nxjerrjen e armikut, atëherë detyrimi zgjerohet tek ata që janë më pranë tyre deri sa të plotësohet nevoja.” [Sherh Sahih Muslim, 8/63, 64].
Shejhu i Islamit, Ibën Tejmije thotë: “Nëse armiku futet në tokat muslimane, nuk ka dyshim se luftimi dhe nxjerrja e tij është detyrë për atë që janë më pranë e më pranë, sepse të gjitha tokat Islame janë si një tokë e vetme.” [Mexhmuul Fetava, 4/609].
Dijetarët e fikhut kanë përmendur se Xhihadi mund të jetë edhe i ndaluar. Për shembull, Imam Shafiu, në librin e tij “El Umm”, thotë: “Nuk i lejohet xhihadi atij që ka borxh për të larë, përveç nëse i jep lejë borxhliu, qoftë ai që i ke marrë borxhin musliman apo jomusliman.” [El Umm, 4/163].
Në librin “El Minhaxh” dhe në komentarin e tij “Mugnil Muhtaxh” (të medhhebit Shafii), thuhet: “Është haram për një burrë që të shkojë në xhihad jashtë vendit të vet pa i marrë lejen prindërve të tij.” [Mugnil Muhtaxh, 4/217].
Sheukani thotë: “Marrja e lejës nga prindërit për të shkuar në xhihad është e detyrueshme; kjo është fjala e shumicës dërmuese të dijetarëve, madje ata e ndalojnë rreptësisht xhihadin nëse prindërit apo njëri prej tyre e ndalon djalin e tij që të shkojë në xhihad; dhe bindja ndaj prindit është farz ajn (detyrim individual), kurse xhihadi është farz kifaje (detyrim kolektiv sipas nevojës).” [Nejlul Eutar, 7/231].
Rasti që përmend Sheukani ka të bëjë me xhihadin që është farz kifaje, sepse kur është farz ajn, nuk merret lejë nga prindërit në këtë rast.
Nga rastet dhe gjendjet në të cilat ndalohet xhihadi, siç thonë dijetarët e jurisprudencës Islame, është edhe kur numri i armikut është shumëfish më i madh se numri i muslimanëve dhe të gjithë mendojnë se nuk ka shpresë për fitore, madje mund të kenë humbje të mëdha, atëherë bëhet e detyrueshmë largimi nga beteja, në zbatim të Fjalës së Allahut: “Mos e çoni veten drejt vdekjes me duart tuaja!” [El Bekare, 195]. [Mugni el Muhtaxh, 4/226].
Në librin “El Kauanin el fikhije”, f. 165, Ibnu Xhezij thotë: “Nëse muslimanët e shohin se do të vriten të gjithë, atëherë largimi nga beteja është më parësor; po ashtu nëse e shohin se nuk do e dëmtojnë aspak armikun, e kanë detyrim të largohen. Ebu El Meali thotë: “Për këtë nuk ka kundërshtim mes dijetarëve.”
Sheukani thotë: “Nëse e shohin me shenja të forta se armiqtë janë më shumë dhe do të fitojnë mbi ta, atëherë duhet të largohen dhe të shtojnë numrin e luftëtarëve e t’i kërkojnë ndihmë muslimanëve të vendeve të tjera.” Argumenti për këtë është Fjala e Allahut: “Mos e çoni veten drejt vdekjes me duart tuaja!”[El Bekare, 195]. Kuptimi i përgjithshëm i ajetit e përfshin këtë gjykim, edhe pse shkaku i zbritjes së ajetit është për një ngjarje të posaçme; kur ensarët – banorët e Medinës iu drejtuan kultivimit të fushave dhe pasurive të tyre, dhe lanë xhihadin; atëherë Allahu zbriti këtë ajet për ata, (duke ju thënë se lënia e xhihadit është vetëvrasje, sepse në këtë mënyrë armiku do ju vijë në shtëpi). Këtë e ka nxjerrë Ebu Daudi, Nesai dhe Tirmidhiu, i cili e konsideron të saktë bashke me el Hakim.
Por siç është aprovuar në bazat e fikhut Islam: “Në konsideratë merret domethënia e përgjithshme e tekstit dhe jo shkaku i posaçëm i ardhjes së tij. Është e ditur gjithashtu se kush shkon në luftë dhe e di me siguri se do të vritet ose do të zihet rob, ai e ka çuar veten drejt vdekjes me duart e veta.” [Essejlul Xherar, 4/529].
Në librin “Essijer el Kebir”, thuhet: “Por nëse e sheh se nuk i bën asnjë lloj dëmi armikut, atëherë nuk lejohet që ta luftojë atë, sepse tek e fundit nuk do të arrijë asgjë që mund t’i japë gritje e krenari fesë, por vetëm sa do të vritet,” kurse Allahu thotë: “Mos e vrisni veten tuaj!” [En Nisa, 29].
Prandaj, Alusi në Tefsirin e tij, në lidhje me fjalën e Allahut: “Mos e çoni veten drejt vdekjes me duart tuaja!” [El Bekare, 195], thotë: “D.m.th. duke u futur në mes të luftës pa u menduar dhe duke e futur veten në rrezik.” [Tefsiri i Alusit, 2/77].
Ibën Haxheri, në çështjen e përballjes së një luftëtari musliman me disa prej ushtarëve të armikut, thotë: “Nëse kjo është thjesht shfaqje trimërie, atëherë është e ndaluar, veçanërisht nëse do të çonte në dobësim të muslimanëve.”
Shejhu i Islamit, Ibën Tejmije thotë: “Nëse dikush prej muslimanëve gjendet në një vend ku ndjehet i dobët, apo në një kohë kur ndjehet i dobët, atëherë të zbatojë ajetin e durimit dhe të faljes ndaj atyre që fyejnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij prej Ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve; kurse ata që kanë fuqi, duhet të zbatojnë ajetin e luftimit të prijësve të kufrit, të cilët cënojnë fenë, dhe me ajetin e luftimit të ithtarëve të Librit deri sa të japin xhizen në dorë dhe të poshtëruar.” [Es Sarim el Meslul, 2/413-414].
Nga rregullat bazë është se: “Largimi i të keqes paraprihet ndaj kërkimit të së mirës.”
El Merdavi përcjell në librin “El Insaf”:
“Xhihadi është farz ajn në dy raste:
Rasti i parë: Kur dy ushtritë përballen me njëra-tjetrën dhe ti je në rradhët e ushtrisë muslimane.
Rasti i dytë: Kur kufarët të kenë hyrë në vendin e muslimanëve, të gjithë banorët e atij vendi e kanë detyrim që të luftojnë, me përjashtim të dy personave: ai që duhet të ruajë familjen, vendin dhe pasurinë; dhe ai që ndalohet nga prijësi i muslimanëve nga shkuarja në betejë.
“Këto raste kanë të bëjnë me banorët e zonave kufitare dhe ata që janë pranë tyre, kurse muslimanët e vendeve më të largëta që e kalojnë largësinë e shkurtimit të namazeve, nuk e kanë detyrim që të shkojnë në betejë, përveç nëse muslimanët që luftojnë atje nuk janë të mjaftueshëm.”
El Merdavi thotë: “Po kështu ai që është larg dhe nuk ka mundësi të shkojë te armiku, ose është afër por nuk ka mundësi të shkojë te armiku për shkak të ndonjë sëmundje apo diçka tjetër, apo që e ka ndaluar prijësi i muslimanëve të shkojë atje.” [El Insaf, 10/15].
Nga fjala e dijetarëve të jurisprudencës Islame u bë qartë se xhihadi nuk është gjithnjë në të njëjtën formë apo gjykim, por ai ka kushte, rregulla dhe baza që duhet të plotësohen, njësoj si detyrimet e tjera të Islamit; dhe se origjina e gjykimit për të është se xhihadi është farz kifaje (detyrim kolektiv sipas nevojës), kurse në disa raste është farz ajn (detyrim individual), dhe në raste të tjera i ndaluar totalisht (haram). Përderisa është kështu, muslimanët nuk duhet t’i binden asnjë teorie të kujtdo që e thotë, por duhet të kthehen te dijetarët e thelluar në dije, të cilët i kthejnë argumentet e dyshimta te ato të sigurta e të qëndrueshme.
Vërejtje:
Një musliman që hyn në një vend jomusliman me vizë hyrje, nuk vret e nuk prish në atë vend; dijetarët për këtë thonë: “Siguria që ata i japin muslimanit që hyn atje, është edhe siguri e tyre nga ai musliman.” D.m.th. që jomuslimanët të jenë të sigurtë nga muslimani që hyn në vendet e tyre, patjetër që do të marrin një deklaratë nga muslimani se ata do të jenë të sigurtë prej tij gjithashtu, duke i dhënë atë që quhet vizë hyrje; në këtë rast muslimani e ka haram që t’u shkaktojë dëme atyre.
Është e njohur botërisht tashmë se kush hyn në një vend të huaj me sigurim (vizë hyrje), edhe ai vend ku hyn është i siguruar prej teje; dhe në bazat e sheriatit Islam thuhet: “Ajo që njihet nga zakoni, është njësoj si ajo që vendoset me kusht.”
Imam Shafiu thotë: “Nëse një grup nga muslimanët hyjnë me sigurim e garanci në një vend me të cilin janë në luftë, edhe armiqtë janë të siguruar prej tyre deri sa të dalin nga vendi i tyre, ose të përmbushin afatin e garancisë; gjatë kësaj kohe, nuk i lejohet këtyre muslimanëve që t’u bëjnë padrejtësi e t’i tradhtojnë jomuslimanët e atij vendi.” [El Umm, 4/263].
Ibën Kudameh thotë: “Kushdo që hyn në tokat e armikut me siguri e garanci prej tyre, nuk i lehohet që t’i tradhëtojë ata në pasuritë e tyre, as të punojë me ta me kamatë; sa për tradhtinë e tyre, kjo është haram sepse ata i kanë dhënë sigurinë atij me kusht që ai të mos i tradhëtojë ata dhe ata të jenë të sigurtë nga ai, edhe nëse kjo gjë nuk është përmendur me gojë, sepse kjo dihet dhe është e kuptuar.” [El Mugni, 13/152; Shih gjithashtu librin “Tebjijnul Hakaik Sherh Kenzie d Dakaik”, i Ez Zejlai el hanefi, për të parë edhe fjalët e dijetarëve hanefi në këtë çështje, 3/266].
Së pesti: Vërejtje rreth Xhihadit në ditët e sotme.
01. Të flasësh nëse xhihadi është i detyrueshëm apo jo në ngjarjet e reja është të flasësh për gjykimin e Allahut
Të flasësh nëse Xhihadi është i detyrueshëm apo jo në ngjarjet e reja që ndodhin është të flasësh për gjykimin e Allahut në lidhje me të; prandaj kujdes!
Kushdo që do Allahun dhe botën tjetër, duhet të matet mirë dhe të meditojë gjatë në ligjet e Allahut, dhe të mos i marrë çështjet me nxitim apo xhelozi të zhveshur nga dija e sigurtë, sepse ne jemi urdhëruar që ta adhurojmë Allahun e Madhëruar ashtu si do Ai dhe jo si duam ne.
Për këtë arsye, në vijim po paraqesim disa vërejtje që i interesojnë shumë muslimanit në këtë kohë, dhe të cilat i kanë përmendur dijetarët në librat e tyre dhe i kanë shkruar në kohë trazirash dhe rrëmuje të ngjashme me gjendjen tonë sot:
1. Të flasësh nëse xhihadi është i detyrueshëm apo jo në ngjarjet e reja është të flasësh për gjykimin e Allahut, gjë e cila i përket vetëm njerëzve të veçantë, e që janë dijetarët e thelluar në dije dhe juristët e fortë të Islamit (fukahatë); Allahu i Madhëruar thotë: “Prandaj pyesni njerëzit e Librit, nëse nuk e dini!” [En Nahl, 43].
Pasi shejhi i Islamit, Ibën Tejmije përmend ngjarjen e luftimit që Ebu Bekri (radijAllahu ‘anhu) i bëri dezertorëve të fesë dhe Musejleme gënjeshtarit, pastaj përballimin me luftimin e agresorëve dhe havarixhëve dhe asaj që ndodhi mes Aliut dhe Muavijes (radijAllahu ‘anhuma), tha: “Përfundimisht, studimi dhe kërkimi në këto çështje të holla është detyrë e të veçantëve nga njerëzit e dijes (dijetarët e mëdhenj).” [Minhaxhu Sunneh, 4/504].
Ka dallim shumë të madh mes aprovimit teorik të çështjeve të Xhihadit dhe mes zbatimit praktik të tyre; dhe pikërisht këtu ndryshojnë mendimet e njerëzve, prandaj dijetarët ia kanë mbyllur njerëzve të thjeshtë këtë rrugë me vendosjen e rregullit të madh e të pathyeshëm, që thotë: “Nëse bëhet një studim për një çështje të caktuar, duhet që ai studim t’i lihet atij që e ka më të lehtë dhe që ka të bëjë me specializimin e tij, pa i ndërhyrë dhe pa dalë para tij, sepse ai ka më shumë mundësi që t’ia qëllojë të vërtetës dhe të mos gabojë.” [Tefsiri i Seadit, 2/54-55].
Allahu i Madhëruar thotë: “Kur atyre[1] u vjen ndonjë lajm që ka të bëjë me sigurinë ose frikën, ata e përhapin atë.[2] E sikur ta përcillnin atë tek i Dërguari dhe paria e tyre, patjetër që hulumtuesit e tyre do të dinin të vepronin me të[3]. Sikur të mos ishte mirësia e Allahut[4] dhe mëshira e Tij për ju, do të ndiqnit djallin që të gjithë, përveç një pakice.[5]” [En Nisa, 83].
________________________
[1] - Që kompletojnë kundër asaj që thotë i Dërguari i Allahut, prej hipokritëve apo muslimanëve me besim të dobët.
[2] - Kur mësojnë ndonjë lajm të rëndësishëm që ka të bëjë me sigurinë apo frikën, lajm që sjellin formacionet e fshehta të Profetit, qoftë për fitore kundër armikut në betejë apo për ndonjë humbje, ata shpejtojnë në përhapjen e menjëhershme të atij lajmi para se vetë Profeti të sigurohet për vërtetësinë e tij dhe pastaj ta përhapë atë; me qëllim që të fusin panik në popull.
[3] - Njerëzit e ditur e të mençur me analizimet dhe hulumtimet e tyre do ta vërtetonin atë lajm pastaj do të shihnin nëse duhej përhapur apo jo në mesin e popullit, sepse kjo gjë ka të bëjë me interesat e përgjithshme të popullit dhe kështu që duhet të analizohet dhe të shqyrtohet mirë nga Profeti sa ishte gjallë dhe nga paria dhe njerëzit e ditur pas vdekjes së Profetit, para se të publikohen. Pra, çdo çështje duhet t’u kthehet atyre që u takon prej të specializuarve dhe organeve kompetente.
[4] - Në suksesin që ju ka dhënë, edukimin dhe mësimin e asaj që nuk e dinit.
[5] - Njeriu me natyrën e tij është injorant dhe i padrejtë dhe vetja e tij e shtyn gjithnjë nga e keqja, por nëse ai drejtohet tek Allahu dhe i kërkon mbrojtje Atij me këmbëngulje e përpjekje të vazhdueshme, patjetër që Allahu do ta mëshirojë atë, do t’i japë sukses për çdo të mirë dhe do ta mbrojë nga djalli i mallkuar.
________________________
Në tefsirin e këtij ajeti, Shejh Abdurrahman es Seadi thotë: “Ajeti ndalon nga nxitimi dhe shpejtimi në hapjen e lajmeve menjëherë sa i dëgjon dhe urdhëron për t’u menduar para se të flasësh dhe të shohësh nëse përhapja e atij lajmi është e dobishme që ta bësh, apo e dëmshme që ta lësh.” Më pas thotë: “Kur njeriut i vjen një lajm i rëndësishëm që ka të bëjë me interesin e përgjithshëm të shoqërisë muslimane, me sigurinë dhe gëzimin e tyre ose me frikën që ju kanoset, duhet që ai të sigurohet mirë për vërtetësinë e atij lajmi dhe të mos nxitohet në përhapjen e tij, por ta kthejë atë te i Dërguari i Allahut dhe të prijësit e njerëzve, njerëzit mendjendritur dhe me dije, këshillues të urtë e të pjekur, të cilët i kuptojnë gjërat dhe i dallojnë interesat e popullit nga e kundërta e tyre; Nëse ata shohin se përhapja e lajmit është në interes të shoqërisë muslimane, gjallëri e gëzim për besimtarët dhe ruajtje e tyre nga armiku, atëherë e lejojnë përhapjen e atij lajmi, kurse në të kundërt, nëse shohin se nuk ka interes, ose ka interes të pakët por e keqja e tij është më e madhe se interesi, ateherë nuk e përhapin atë.” [Tefsiri i Seadit, 2/54-55].
Prandaj dijetarët e Sunetit dhe të Xhematit kanë raportuar se Xhihadi është çështje që i takon udhëheqësit të muslimanëve dhe është përgjegjësi e tij, dhe nuk i takon askujt prej individëve apo qytetarëve të thjeshtë që nuk u lejohet as të japin opinionin e tyre.
Ibën AbdulBerr ka nxjerrë një transmetim të Umer ibën el Hattab (radijAllahu ‘anhu) ku ai thotë: “Nuk kam frikë për këtë popull nga ndonjë besimtar të cilin e ndalon besimi i vet, as nga një i shthurur i hapur, por kam frikë nga ndonjë njeri që lexon Kuran me majën e gjuhës së tij dhe e interpreton atë me interpretim të gabuar.” [Xhamiul Bejanil Ilmi ue Fadlihi, f. 568].
Një herë, shokët e Muavijes (radijAllahu ‘anhu) ishin ulur tek ai, e ai u tha: “Humbja më mashtruese për dikë që e lexon Kuranin është që të mos kuptojë gjë prej tij; mund të ndodhë që Kuranin e mëson një fëmijë, një skllav apo një grua e lirë apo skllave, pastaj polemizojnë me njerëzit e dijes dhe dijetarët!” [Xhamiul Bejanil Ilmi ue Fadlihi, f. 567].
Pra, nëse këto çështje të xhihadit i pështjellohen dikujt që beson Allahun dhe kërkon të arrijë kënaqësinë e Allahut, ai duhet të marrë për shembull dijetarët e mëdhenj, për dijen dhe urtësinë e të cilëve kanë dëshmuar mbarë ymeti musliman, dhe assesi nuk duhet që t’i ngrejë injorantët në vendin e dijetarëve.
Nga cilësitë më të rëndësishme që duhet të gjenden tek ai që pyet për këto çështje të mëdha, është se ai duhet të ketë njohuri rreth qëllimeve të Sheriatit dhe parimeve të tij, dhe t’i ketë perceptuar mirë ato.
Imam Shatibiu, në librin “El Muvafekat” thotë: “Kushti i parë për të arritur gradën e dijetarit që mund të japë opinion është kuptimi i qëllimeve të Sheriatit në mënyrë të plotë; kurse kushti i dytë dhe i fundit është që të jetë i aftë të nxjerrë ligje duke u mbështetur në kuptimin e tij të atyre teksteve.” [El Muvafekat, 4/105-106].
“Ibën Subki ka folur rreth atij që lejohet të imitohet nga njerëzit dhe aprovoi se ai dijetar i cili ka përmbushur gradën e ixhtihadit (nxjerrjes dhe dhënies së fetvasë – opinionit) dhe që ka njohuri të plotë në qëllimet dhe parimet e Sheriatit Islam dhe ka notuar në detet e tij, lejohet që të imitohet nga të tjerët, njësoj si është imituar Shafiu dhe imamët e tjerë.” [Sherhul Minhaxh, 1/55].
Kur flasim për marrjen në konsideratë të qëllimeve dhe parimeve të Sheriatit, kjo nuk është devijim nga e vërteta por kapje fortë për të. Shatibiu thotë: “Kur dikush arrin një gradë të caktuar në dije, ai i kupton qëllimet e Sheriatit në çdo çështje prej çështjeve të tij dhe në çdo fushë prej fushave të tij; ky arrin atë cilësi e cila është shkak për vendosjen e tij në vendin e pasardhësit të Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në mësimin e të tjerëve, dhënien e fetvave – opinionit dhe në gjykimin sipas asaj që i bën Allahu të shohë.” [El Muvafekat, 4/106-107].
Kurse më tutje thotë: “Vendi i dijetarit dallohet më së shumti në kohë pavëmendësia ndaj konsiderimit të qëllimeve të Sheriatit në kuptimin që ai ka arritur të kuptojë.” [El Muvafekat, 4/170].
Kurse në librin “El I’tisam”, Shatibiu thotë: “Kur kërkon një gjykim për një çështje të caktuar në Sheriat, ai kërkohet nga kuptimi i përgjithshëm dhe qëllimet e përgjithshme të Sheriatit dhe jo nga një argument i caktuar i tij, çfarë do qoftë ai argument, edhe pse në vështrim të parë duket sikur shprehja e atij argumenti është gjykim i prerë për atë çështje, por ky është vetëm iluzion dhe nuk është gjykimi i vërtetë i Sheriatit.” [El I’tisam, 2/245].
Pastaj thotë: “Detyra e dijetarëve të mëdhenj është përfytyrimi i Sheriatit si një tablo e vetme, elementët e së cilës i shërbejnë njëra-tjetrës dhe plotësojnë njëra-tjetrën.”
Më tutje thotë: “Kurse puna e atyre që ndjekin argumentet që nuk janë plotësisht të qarta, është marrja e një argumenti të caktuar, çfarë do qoftë ai argument, dhe praktikimi i tij në mënyrë direkte dhe automatike, edhe pse gjenden argumente të tjera të përgjithshme apo të veçanta që e kundërshtojnë atë kuptim që marrin ata.” [El I’tisam, 2/245].
Ishin shkak qëllimet madhore të Sheriatit Islam ato që e bënë Umerin (radijAllahu ‘anhu) të pezullonte dënimin e vjedhjes në atë që quhet viti i urisë.
Kurse për ato që po ndodhin në kohën tonë, ne themi ashtu si ka thënë imam Shatibiu (RahimehUllah): “Hedhja e vështrimit te pasojat e veprave është qëllim i konsideruar në Sheriat, qofshin ato vepra konform apo në kundërshtim me ligjet e pjesshme të Sheriatit; kjo sepse dijetari muxhtehid nuk jep gjykim për një vepër të caktuar të një personi për nga kryerja apo madhësia e saj, por pasi vështron në pasojat e asaj vepre.” [El Muvafekat, 4/162].
Për shkak të këtyre qëllimeve, të cilat shumica e njerëzve nuk i kuptojnë, dijetarët kanë raportuar se çdo fetva përcaktohet sipas kohës, vendit dhe individit, dhe kjo nuk realizohet veçse me marrjen në konsideratë të pasojave dhe gjurmëve që ajo lë pas. Pradaj Ibnul Kajjim ka veçuar në librin e tij “I’lamul Muvakiin”, një kapitull me titull “Ndryshimi i fetvasë për shkak të ndryshimit të kohës dhe vendit”.
Për këto kuptime që jo të gjithë njerëzit i kuptojnë, dëshmon edhe pengimi i Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nga vrasja e hipokritëve, megjithëse ai e njihte shumicën e tyre dhe e dinte se ata meritonin të vriteshin, por ai thoshte: “Kam frikë se pastaj njerëzit do të thonë se Muhamedi ka vrarë shokët e tij.”
Po ashtu, ai nuk i prishi muret e Kabes që t’i vendoste në themelet e Ibrahimit (alejhis selam), dhe për këtë i tha Aishes (radijAllahu ‘anha): “Sikur populli yt të mos kishte dalë rishtazi nga kufri, do ta prishja Kaben dhe do ta ndërtojë atë mbi themelet e Ibrahimit…”
Një burrë erdhi te Ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) dhe i tha: “A ka pendim për atë që vret një besimtar me paramendim?” Ai iu përgjigj: “Jo, asgjë tjetër përveç Zjarrit të Xhehenemit!” Kur pyetësi u largua, dikush nga të pranishmit i tha Ibën Abasit: “A kështu jep fetva tani? Ti më parë na thoshe se kush vret, mund të pendohet dhe pendimi t’i pranohet!” Ibën Abasi tha: “Po, por unë pashë se ai ishte i nxehur dhe mund të kishte qëllim të shkonte e të vriste një besimtar.” Atëherë njerëzit shkuan dhe u siguruan për këtë që tha Ibën Abasi, dhe gjetën se ishte vërtetë ashtu si tha ai.” [Tefsiri i Kurtubiut, 4/97].
Atë dijetar, tek i cili përmbushen këto cilësi madhështore, e quajmë dijetar edukues (Rabbani), të thelluar në dije, mendjendritur dhe fakih (që e kupton Sheriatin), sepse ai sheh pasojat e veprave para se t’u përgjigjet pyetjeve, kurse të tjerët i përgjigjen pyetjes pa e vrarë mendjen për pasojat që mund të sjellë ajo përgjigje. [El Muvafekat, 4/232].
Pas kësaj, duhet të jetë e ditur se nga qëllimet më të mëdha të Sheriatit Islam është: “Bashkimi, ngritja e fesë dhe fuqizimi i muslimanëve”, kurse nga pasojat shkatërruese janë: “Përçarja dhe dobësimi i muslimanëve”.
Shejh Abdulatif ibën Abdurrahman ibën Hasen (Allahu i mëshiroftë të gjithë!) ka thënë: “Kush i njeh bazat e Sheriatit, e di se sa i domosdoshëm dhe i nevojshëm është udhëheqësi dhe bashkimi për çështjet e fesë dhe të dynjasë për njerëzit.” [Ed Duraru es Sunije, 9/19].
Nuk ka dyshim se një vepër e caktuar nuk mund të jetë në mbështetje të Islamit nëse ajo nuk kryhet konform Sunetit të Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), sipas praktikës së selefëve dhe e mbështetur mbi fjalën e dijetarëve të mëdhenj edukues të ymetit, të cilët hidhnin shikimin te pasojat para se t’u përgjigjeshin pyetjeve.
Që ta mësosh sa e madhe dhe e domosdoshme është pyetja e dijetarëve të vërtetë, medito pak në fjalën e Ibën Mesudit (radijAllahu ‘anhu) i cili thotë: “Njerëzit do të vazhdojnë të jenë të mirë dhe të kapur për fenë e Allahut përderisa dija do vazhdojë t’iu vijë nga shokët e Muhamedit dhe nga të mëdhenjtë e tyre; por kur dija t’iu vijë nga të vegjëlit e tyre, atëherë do të shkatërrohen.” [Taberani, 9/8589. Ibën Abdulberr në librin “Xhamiu Bejanil Ilmi ue Fadlihi”, f. 248].
Pasi t’u bë e qartë kjo çështje, bëj kujdes që të mos biesh në atë që ka paralajmëruar Umer ibën Abdulaziz (RahimehUllah), ku thotë: “Nëse sheh një grup njerëzish që mblidhen fshehurazi duke u ruajtur nga masat e gjera të popullit, dije se ata po themelojnë një humbje dhe humnerë.” [Imam Ahmedi në “Ez Zuhd”, f. 48; dhe Ed Darimi, 1/347].
Nëse të pështjellohen gjërat në çfarë do çështje qoftë, dhe sheh se njerëzit janë ndarë dhe nuk di se ku është e vërteta, atëherë kapu me të vjetrën, kapu me grupin (xhematin) para se të prishet; ashtu si ka thënë një numër i madh i të parëve (selefëve), nga të cilët përmendim fjalën e Nuajm ibën Hamad, që e ka përcjellë Ibnul Kajjim në “I’alamul muvakiin”, 3/397: “Nëse xhemati prishet, atëherë kapu për atë në të cilën ishte kapur xhemati para se të prishej; e nëse je i vetëm, atëherë xhemati je ti.”
Para disa vitesh ne ishim të gjithë të një fjale në lidhje me xhihadin dhe se ai ishte farz kifaje, edhe pse vëllezërit tanë në Palestinë vriten e dëbohen, dhe çdo ditë dëgjojmë e shohim diçka nga fatkeqësitë e tyre, por askush nga dijetarët nuk ka nxjerrë ndonjë fetva se xhihadi në Palestinë është farz ajn i detyrueshëm për çdo musliman në botë, megjithëse gjendja e muslimanëve atje është më e rëndë se e gjithë të tjerëve në vende të tjera ku ndodhën trazira pas tyre. Kjo ka qenë kështu që nga koha e Kryemuftiut të vendit (Arabisë Saudite), shejh Muhamed ibën Ibrahim (RahimehUllah) dhe po kështu ka vazhduar pas tij. Atëherë çfarë ka ndryshuar sot?
Trazirat dhe luftërat që po ndodhin në vende të tjera pas Palestinës, mos vallë nxori ndonjë të vërtetë apo të saktë të fshehur nga dijetarët; ndërkohë që çifutët vazhdojnë të qëndrojnë në Kuds prej kohësh dhe të bëjnë masakrat që ata bëjnë?! Madje këta po akuzojnë kundërshtarët e kësaj fetvaje të re (që xhihadi sot është detyrë për çdo musliman në botë) me akuza ta paqena.
Kur ndodhën ngjarjet e Bosnje-Hercegovinës, pastaj të Çeçenisë, shejh Abdulaziz ibën Baz (RahimehUllah) u pyet për gjendjen e muslimanëve të Bosnjes dhe atë që po kalojnë prej shkatërrimit me qëllim të shkuljes së rrënjëve të muslimanëve nga Evropa; pas gjithë këtij shkatërrimi dhe vrasje në masë, si dhe shkelje të nderit, a përsëri kemi dyshim se xhihadi atje është farz ajn (detyrim mbi çdo musliman)?
Shejh Ibën Baz u përgjigj: “E kemi sqaruar shumë herë se xhihadi është farz kifaje dhe jo farz ajn.” [Mexhmuu fetava ue mekalatin muteneviah, 18/312].
Shejh Salih el Feuzan (hafidhahUllah) ka thënë: “Xhihadi ka qenë farz ajn mbi çdo musliman kur armiku rrethonte një vend musliman, dhe ky gjykim ka qenë vetëm për nënshtetasit e atij vendi dhe për muslimanët që gjenden aty.” [El Munteka min Fetava shejh Salih el Feuzan, 5/199].
02. Kurrë mos akuzo dijetarët edhe nëse ata thonë të kundërtën e asaj që beson ti.
Mos i akuzo dijetarët kur thonë të kundërtën e asaj që beson ti, sepse kjo nuk është vepër e muslimanit të mirë; nëse entuziazmi yt është i lartë, dije se kjo është çështje e fesë dhe, nëse dijetarët do të flisnin ashtu si duan njerëzit, sheriati do të prishej dhe do të humbte. Për këtë arsye jemi urdhëruar që të kthehemi te Kurani dhe Suneti sipas kuptimit të Selefëve të mirë dhe ndjekësve të gjurmëve të tyre prej dijetarëve të ymetit.
Para disa dekadash, në vendet muslimane ndodhën trazira dhe rebelim, dhe dijetarët folën atë duhej thënë sipas ligjit të Allahut në atë kohë, kurse disa e kundërshtuan fjalën e tyre, madje disa injorantë guxuan të flisnin kundër dijetarëve, kështu që shumë prej dijetarëve shkruajtën artikuj të posaçëm në lidhje me këto çështje, ku në mesin e atyre që shkruajtën ishin: Sead ibën Atik (vdekur në vitin 1349 AH), Umer ibën Selim (1362), Muhamed ibën Abdulatif (1367), Abdullah el Ankari (1373), Muhamed ibën Ibrahim (1389) –Allahu i mëshiroftë të gjithë ata!- ku ndër tjera shkruajtën: “Shumë prej injorantëve kanë folur kundër dijetarëve dhe njerëzve të fesë duke i akuzuar ata për servilizëm, neglizhim, mos-kryerje të detyrës me të cilën i ka urdhëruar Allahu, fshehje të dijes së vërtetë dhe heshtjen para sqarimit të saj; por nuk e dinë këta që i thonë këto fjalë se mungesa e dijetarëve dhe tallja me nderin e besimtarëve është helm vrasës, sëmundje varrosëse dhe gjynah i madh i qartë; Allahu i Madhëruar thotë: “Ata që i lëndojnë besimtarët dhe besimtaret, duke i akuzuar për diçka që nuk e kanë bërë, në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes fajin për shpifje dhe një gjynah të qartë.” [El Ahzab, 58].
Poeti thotë:
“Pakësojeni qortimin e tyre, humbshit babanë!
Ose zini vendin që ata zunë nëse jeni të zotë!” [1]
Prej fjalëve të atyre dijetarëve ishte gjithashtu thënia e tyre: “Nga gjërat që shejtani ka futur tek disa fetarë është akuzimi i dijetarëve të muslimanëve për servilizëm, mendim të keq, mosmarrje prej tyre, gjë e cila padyshim që është humbje e dijes së dobishme, sepse dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve në çdo vend apo kohë, dhe dija nuk mund të merret veçse prej tyre; kushdo që ndalohet nga marrja e dijes prej tyre dhe nuk e pranon atë që ata përcjellin, ka ndaluar veten nga trashëgimia e zotëriut të profetëve dhe e ka zëvendësuar atë me fjalët e injorantëve të pështjelluar të cilët nuk kanë haber nga sheriati Islam.” Dijetarët janë të besuarit e fesë së Allahut, prandaj është detyrë e çdo muslimani që ta marrë fenë nga dijetarët, siç kanë thënë selefët: “Kjo dije është fe, prandaj shihni mirë nga e merrni fenë tuaj!” [Edduraru es Sunije, 9/133].
Kujtojmë këtu gjendjen e disa sahabeve kur ligji i Sheriatit Islam erdhi në kundërshtim me xhelozinë dhe entuziazmin e tyre në marrëveshjen e Hudejbijes, ku i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) lidhi marrëveshje me vrasësit e Jasirit dhe Sumejes, dhe me torturuesit e sahabeve, madje disa prej tyre kishin goditur edhe vetë të Dërguarin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe kishin vendosur të brendshmet e kafshëve mbi shpinën e tij, madje tentuan edhe ta vrisnin atë; por megjithatë, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) lidhi marrëveshje me ta që të kthehej në Medine pa e bërë Umran për të cilën kishte veshur Ihramin dhe kishte ardhur në Meke bashkë me shokët e tij. Lidhi marrëveshje me ta që t’u kthente Ebu Xhendel, i cili filloi të ngrinte zërin në mesin e muslimanëve: “O muslimanë! A do të më ktheni te idhujtarët që të më sprovojnë në fenë time?!”
Madje Umeri (radijAllahu ‘anhu) i tha të Dërguari të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):
- “A nuk je i dërguari i Allahut me të vërtetë?
- Po! – i tha i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
- A nuk jemi ne në fenë e vërtetë kurse ata në të pavërtetën?
- Po! – i tha i dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
- Atëherë përse ta ulim fenë tonë?!
- Unë jam i Dërguari i Allahut dhe nuk jam duke e kundërshtuar Allahun, dhe Allahu do të më ndihmojë dhe do më japë triumfin, -tha i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
Pastaj Umeri shkoi te Ebu Bekri dhe i bëri të njëjtat pyetje, kurse ai iu përgjigj njësoj si i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), dhe i tha: “Kapu për inspirimin e tij, sepse pasha Allahun, ai është në rrugën e vërtetë!” [Buhariu dhe Ahmedi].
Pra, ata nuk folën kundër transmetuesit të sheriatit dhe nuk menduan kurrë keq për të, por u nënshtruan, u përulën dhe iu bindën atij. Kështu duhet të bëjmë edhe ne, nuk duhet ta prishim mendimin për transmetuesit e sheriatit të Allahut, as të ulim vlerën e tyre, edhe nëse ata vijnë me fjalë që kundërshtojnë dëshirat tona apo ëndërrat për triumfin e kësaj feje dhe kthimin mbrapsht të kurtheve të kurth-vënësve dhe armiqësisë së zullumqarëve, pa parë me vështrimin e sheriatit; sepse triumfi i fesë nuk ndodh me dëshirën apo xhelozinë tonë, por me zbatimin e fesë sipas Kuranit dhe Sunetit me kuptimin e transmetuesve të sheriatit dhe bartësve të dijes, të cilët i ka pastruar i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) me fjalën e tij: “Këtë fe do e mbartin njerëzit e drejtë të çdo brezi që do të vijë.”
Dobi: Një burrë i shkroi Umerit (radijAllahu ‘anhu) një letër ku e pyeste për dijen, dhe Umeri i shkroi: “Më pyetët për dijen; por dija është shumë herë më e madhe nga çmund të të shkruaj, por të kesh parasysh që të përpiqesh ta takosh Allahun me gjuhë të mbajtur nga përfolja e nderit të muslimanëve, me barrë të lehtë nga gjaku i tyre, me barkun bosh nga pasuria e tyre dhe i bashkuar me xhematin e tyre!” [Historia e Ibën Asakir, 10/259].
Dijetari i madh, Ibnul Kajim (RahimehUllah) ka thënë: “E gjen dikë të falet natën, të agjërojë ditën dhe të ruhet nga gjynahet e vogla për pak kohë, veç kur ai e lëshon gjuhën e tij me përgojim, mbartje të fjalëve (spiunllëk) dhe tallje me nderin e njerëzve.” [Iddetu es Sabirin, f 56].
________________________
[1] - Edduraru es Sunijetu (9/113).
03. Urdhri për Xhihad është nga detyrat dhe të drejtat e udhëheqësit.
Duhet të jetë e ditur nga të gjithë se urdhri për Xhihad është nga detyrat dhe të drejtat e udhëheqësit. El Hasen el Basri thotë: “Udhëheqësit zotërojnë pesë çështje kryesore të mbarë popullit: Udhëheqjen në namazin e Xhumasë, në namazin me xhemat, në namazin e Bajrameve, në llogoret e luftës dhe në zbatimin e ligjeve të sheriatit. Pasha Allahun! Nuk mund të zbatohet feja e Allahut në tokë veçse me ta në krye, edhe nëse ata bëjnë padrejtësi e zullum. Pasha Allahun! Allahu rregullon nëpërmjet tyre më shumë nga ajo që ata prishin.” [Xhamiul Ulumi uel hikemi, 2/117].
Sehl ibën Abdullah et Teseturi thotë: “Bindjuni sulltanit (udhëheqësit) në shtatë gjëra: Shtypjen e monedhave të arit e të argjendit, caktimin e masave dhe peshoreve, zbatimin e ligjeve, kryerjen e haxhit, të xhumasë dhe të dy festave, dhe për xhihadin.” [Tefsiri i Kurtubiut, 5/259].
Domethënien e “udhëheqjes / Pushtetit” e kanë përkufizuar dijetarët në fjalët e tyre; Ibën Abidin thotë: “Udhëheqja / Pushteti është drejtimi i pupollit në çështjet e fesë dhe të dynjasë, në vend të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).” [El hashije, 1/571-572]; dhe natyrisht që xhihadi nuk del jashtë këtyre çështjeve të fesë apo të dynjase.
Pastaj thotë: “Udhëheqja është të kesh të drejtën të veprosh, pasi që zgjedhja e prijesëit nga “dijetarët e zgjidhjeve dhe të marrëveshjeve” nuk bëhet veçse për t’i aprovuar prijësit këtë të drejtë.” [El hashije, 1/571-572].
Pra, udhëheqësi apo prijësi zotëron të drejtën e veprimit dhe bindja ndaj tij është e detyrueshme për çdo individ apo qytetar, prandaj gjejmë el Kharki-n të thotë: “Është detyrë e popullit që kur vjen armiku, të lëvizin të gjithë, ata që kanë dhe ata që nuk kanë (mjete lufte), por nuk duhet të përballen me armikun veçse me lejen e prijësit, përveç nëse armiku i befason dhe nuk kanë mundësi as kohë që të njoftojnë prijësin, në këtë rast duhet ta luftojnë atë.” [Sherhu ez Zerkeshi ala metni el Kharki, 6/450].
Siç e shohim, el Kharki e konsideron detyrë mbi çdo individ (farz ajn) kushtin e marrjes së lejes nga udhëheqësi për sa i përket xhihadit.
Ez Zerkeshi thotë: “Nuk lejohet të dalësh për të luftuar armikun veçse me lejen dhe urdhrin e prijësit, sepse çështjet e luftës i janë besuar atij dhe vetëm ai e di numrin e armikut dhe vendndodhjen e tij (strategjinë ushtarake), prandaj ndiqet vendimi i tij në këtë gjë; përveç nëse në ndonjë rast të veçantë është e pamundur kërkimi i lejes nga prijësi, si për shembull kur shfaqet një armik i fuqishëm në mënyrë befasuese në një vend musliman, dhe muslimanët atje i frikësohen të keqes së armikut nëse do të prisnin sa të vinte leja e prijësit (bëhet fjalë për atë kohë kur nuk kishte mjete komunikimi si ato të teknologjisë së sotme), kështu që në këtë rast ata zgjedhin të keqen më të vogël (mospritjen e lejes së prijësit) për të shtyrë një të keqe më të madhe (armikun).” [Sherhu ez Zerkeshi ala Metni el Kharki, 6/450].
Ibën Kudame, në rastin e futjes së armikut në tokat muslimane, thotë: “Nuk i lejohet asnjë muslimani të atij vendi që të mos shkojë të luftojë armikun, përveç atyre që qëndrojnë për të mbrojtur vendin, popullin dhe pasuritë, dhe përveç atyre që i urdhëron prijësi të qëndrojnë mbrapa; sepse kur hyn armiku, luftimi i tij bëhet detyrim mbi të gjithë banorët e atij vendi… dhe nuk i lejohet askujt që të mos shkojë të luftojë armikun. Por, duhet pasur parasysh se nuk lejohet të dilet te armiku veçse me lejen dhe urdhrin e prijësit, sepse çështjet e luftës dhe xhihadit i janë besuar atij, dhe vetëm ai e di numrin e armikut dh vendndodhjen e tij, planet e armikut dhe strategjinë e tij, kështu që duhet vepruar sipas mendimit dhe urdhrit të tij; kjo është më e paqshme për muslimanët, përveç nëse kërkimi i lejes prej tij bëhet e pamundur për shkak të befasimit nga armiku, në këtë rast nuk është e detyrueshme të merret leja e prijësit, sepse interesi dhe e mira e muslimanëve është në luftimin e armikut dhe dalja tek ai, përndryshe pasojat do të ishin shumë të mëdha mbi muslimanët e atij vendi.” [El Mugni, 13/33-34].
Në një vend tjetër thotë: “Çështja e xhihadit i është besuar prijësit dhe vendimit të tij, kurse populli ka për detyrë t’i bindet prijësit për çdo vendim që aim err.” [El Mugni, 13/16].
Imam el Euzai, në lidhje me dy burra që dolën nga një vend musliman në drejtim të një vendi armik pa lejen e prijësit, tha: “Nëse dëshiron prijësi, ka të drejtë që t’i ndëshkojë ata dy.” [Er Radu ala Sijrati el Euzai, i autor Ebu Jusuf Jakub ibën Ibrahim, f. 76].
Imam Shafiu, në rastin e luftës dhe betejës thotë: “Por, ne e konsiderojmë të ndaluar daljen e një grupi të vogël përballë një grupi të madh armiku pa lejen e prijësit.” [El Umm, 7/353].
Ebu Jeala el Fera në librin “El Ahkam es Sultanije”, duke folur për caktimin e Sultanit një prijës në një zonë të caktuar, ndër tjera thotë: “Nëse provinca e këtij prijësi gjendet në kufi me armikun, nuk i lejohet banorëve të asaj province ta lufojnë vendin armik pa lejen e Sultanit, por nëse armiku sulmon, i lejohet prijësit të kësaj province t’i kthejë sulmin dhe t’i luftojë ata pa pritur urdhrin e Sultanit, sepse kthimi i sulmit është nga të drejtat e mbrojtjes dhe ruajtje e nderit.” [El ahkam es Sultanije, f. 37].
Dijetari i Islamit, Ibën Tejmije, ka thënë: “Duhet të jetë e ditur nga të gjithë se administrimi i çështjeve të njerëzve është nga detyrat më të mëdha fetare, madje as feja as dynjaja nuk do të mund të qëndronte pa të; interesi i njerëzve nuk mund të realizohet veçse në kolektiv, për shkak të nevojës që ata kanë për njeri-tjetrin, dhe kur ata grumbullohen, duhet patjetër që të kenë një kokë drejtuese, madje i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur tre persona nisen në një udhëtim së bashku, njërin prej tyre duhet ta caktojnë si të parë të tyre.” E transmeton Ebu Daudi nga hadithi i Ebu Seidit dhe Ebu Hurejrës. Kurse Imam Ahmedi ka nxjerrë në librin “El Musned” hadithin e transmetuar nga Abdullah ibën Umeri (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk i lejohet tre personave që janë në një zonë të pabanuar, pa caktuar një prijës mes tyre.” Pra, i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka bërë të detyruar caktimin e një prijësi kur bashkohet një grup i vogël në një udhëtim të caktuar, për të treguar se në çdo grumbullim duhet vepruar kështu; dhe sepse Allahu i Madhëruar e ka bërë të detyrueshme urdhërimin për mirë dhe ndalimin nga e keqja, gjë e cila nuk mund të realizohet veçse me force dhe pushtet. Po kështu, të gjitha ato që ka urdhëruar Allahu si: xhihadi, drejtësia mes njerëzve, kryerja e haxhit, e xhumave dhe e festave, ndihma e të shtypurit dhe zbatimi i ligjeve të sheriatit, të gjitha këto nuk mund të kryhen veçse me anë të pushtetit dhe forcës. Prandaj thuhet se “Sulltani është hija e Allahut në tokë”, apo se “Njëqind vite me udhëheqës zullumqar është më mirë se një natë të vetme pa udhëheqës”, dhe përvoja e ka provuar këtë gjë.” [Mexhumul Fetava, 28/390-391].
Lexuesi i fjalëve të Ibën Tejmijes vëren se ai i ka emërtuar udhëheqësit me të zotët e forcës dhe luftës, kurse dijetarët me të zotët e gjuhës dhe të punës. [El Istikame, f 31]. D.m.th. që pa udhëheqës, nuk ka luftë apo xhihad.
Dijetarët Sead ibën Atik, Umer ibën Selim, Muhamed ibën Abdulatif, Abdullah el Ankari dhe Muhamed ibën Ibrahim, thonë: “Nëse kuptohen mirë ajetet kuranore, hadithet profetike dhe fjalët e dijetarëve të përmendura më sipër në lidhje me detyrueshmërinë e bindjes ndaj prijësit dhe ndalimin e kundërshtimit të urdhrit të tij dhe kryengritjes ndaj tij, dhe se interesi fetar dhe material i popullit nuk mund të realizohet veçse me prijësin dhe qëndrimin të bashkuar, bëhet më se e qartë se dalja nga bindja ndaj prijësit dhe thurja e planeve kundër tij me luftë apo gjëra të tjera, është konsideruar mëkat dhe kundërshtim i Allahut dhe të Dërguarit të Tij, si dhe kundërshtim i rrugës së Ehli Sunetit dhe Xhematit.” [Ed Duraru es Sunije, 9/119].
Pastaj thonë: “Nëse kuptohet kjo, duhet të bëhet e ditur për të gjithë se Prijësi Abdulaziz ibën Abdurrahman Al Fejsal, ka marrë besën e popullit si prijës dhe udhëheqës, prandaj i gjithë populli e ka detyrim bindjen ndaj tij në ato gjëra që i ka urdhëruar Allahu prej të drejtave që i takojnë udhëheësit ndaj popullit; dhe prej këtyre të drejtave është urdhri për xhihad dhe luftimi i jomuslimanëve apo lidhja e marrëveshjeve të paqes dhe sigurisë me ta; sepse këto janë nga të drejtat e udhëheqësit; dhe nuk i lejohet askujt prej individëve nga populli që ta kundërshtojë atë në këto gjëra. Këto çështje ndërtohen mbi vështrimin dhe studimin e interesit të mbarë popullit musliman, dhe ky vështim e studim i është besuar udhëheqësit të shtetit.” [Ed Duraru es Sunije, 9/123].
Komisioni i përhershëm i Fetvave në Arabinë Saudite, ka nxjerrë fetvanë e mëposhtme:
“Xhihadi për ngritur lartë fjalën e Allahut, për të mbrojtur popullin dhe fenë Islame, për të bërë të mundur transmetimin dhe përhapjen e saj dhe për të ruajtur shenjtëritë e saj, është detyrim mbi çdo musliman që ka mundësi të bëjë diçka nga këto, por për këto gjëra duhet që prijësi të dërgojë ushtrinë dhe ta organizojë atë me qëllim që të mos bëhet rrëmujë dhe kaos; prandaj hyrja në xhihad dhe shpallja e tij është çështje që i takon udhëheqësit të muslimanëve, kurse dijetarët kanë detyrë t’ia bëjnë të qartë atij se çfarë duhet të bëjë dhe ta nxisin për luftë kur e shohin se duhet ashtu, dhe nëse ai vendos të fillojë luftën dhe kërkon ushtarë për të luftuar armikun, atëherë çdo musliman që ka mundësi duhet t’i përgjigjet thirrjes me nijetin e sinqertë për hir të Allahut, duke shpresuar fitoren e të vërtetës dhe mbrojtjen e muslimanëve dhe të Islamit; kurse ata që nuk i përgjigjen thirrjes në këtë rast, duke qenë se nuk kanë asgjë që i pengon, ata janë mëkatarë.” [Fetava el Lexhneh, 12/12].
Shejh Muhamed ibën Uthejmin (RahimehUllah) ka thënë: “Nuk i lejohet ushtrisë të fillojë luftë veçse me urdhrin e udhëheqësit të shtetit, si do që të jetë çështja, sepse ata, të cilëve iu drejtohet fjala për luftë dhe xhihad, janë udhëheqësit e shtetit dhe jo individët nga populli, sepse individët duhet të pasojnë dijetarët ekspertë të zgjidhjeve dhe marrëveshjeve (Ehlul Hili uel Akd). Askujt nuk i lejohet të luftojë pa urdhrin e prijësit, përveç në rast mbrojtje, kur armiku sulmon befasisht, në këtë rast iu lejohet të mbrohen sepse lufta iu është bërë detyrim. Kurse ndalimi që të luftohet armiku pa urdhrin e udhëheqësit, është sepse kjo çështje është e lidhur mgushtë me të; lufta pa urdhrin e udhëheqësit është dalje nga bindja ndaj tij dhe shkelje e kufijve dhe e të drejtave të tij; dhe sepse sikur të lejohej lufta pa lejen e udhëheqësit, do të bëhej kaos dhe shkatërrim, çdonjëri do i hipte kalit të vet dhe do të shkonte në luftë i vetëm, ose do të bashkohesh një grup dhe do të luftonte një grup tjetër, ose do të ngrihej kundër udhëheqësit, dhe kaosi e pasiguria do të mbretëronte në çdo vend.”
Në një vend tjetër, Ibën Uthejmin thotë: “Kur udhëheqësi thotë “Shkoni në luftë!”, duhet të shkohet; dhe kemi për qëllim udhëheqësin e shtetit, të parin e një shteti musliman, dhe nuk është kusht të jetë Halifja i të gjithë muslimanëve të botës, sepse kjo nuk ekziston që prej shumë kohësh, kurse i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Dëgjoni dhe binduni, edhe sikur udhëheqësi juaj të jetë një skllav nga Abisinia!” Nëse dikush bëhet prijës apo udhëheqës i një zone të caktuar, ai është në vendin e udhëheqësit të përgjithshëm të asaj zone apo të atij shteti, dhe fjala e tij duhet zbatuar. Që prej kohës së prijësit të besimtarëve, Uthman ibën Affanit (radijAllahu ‘anhu), ymeti musliman ka filluar të shpërndahet; Ibën Zubejri në Hixhaz, Ibën Mervani në Sham (Levant), el Muhtar ibën Ubejd e të tjerë në Irak; pra ymeti u shpërnda, dhe dijetarët e Islamit i jepnin besën e udhëheqjes dhe bindjes atyre që bëheshin udhëheqës të zonës apo vendit ku ata ndodheshin, edhe nëse ai nuk kishte të drejtën e udhëheqjes së tërësishme të muslimanëve (nuk ishte halife). Prej këtu, ne e shohim qartë humbjen e një grupi të shfaqur së fundmi që thotë se muslimanët në ditët e sotme nuk kanë udhëheqës, kështu që nuk i japin besën e imamit asnjë udhëheqësi, Allahu na ruajtë! Unë nuk e di nëse këta njerëz duan që gjendja e muslimanëve të shndërrohet në rrëmujë e kaos për shkak se njerëzit nuk kanë udhëheqës t’i drejtojë, apo duan të thonë se çdo njeri është prijës i vetvetes?!
Nëse këta njerëz vdesin pa pasur besë prijësi mbi qafat e tyre, ata vdesin me vdekje të injorancës, sepse të gjithë muslimanët, që prej shumë e shumë kohësh, i kanë dhënë besën çdonjërit që ka ardhur në pushtet në një zonë apo vend të caktuar, qoftë me paqe apo me forcë, dhe e kanë konsideruar atë për prijësin e tyre. Këtë gjë e kanë theksuar dijetarët në librat e tyre, si Saneani (ka vdekur në vitin 1768) në librin “Subulus Selam.”
Më pas (Ibën Uthejmin) thotë: “Kjo (hilafeti) është diçka e parealizueshme sot, dhe ky është aktualiteti. Vendet e një zone të caktuar bëjnë zgjedhje dhe grinden për pushtet, paguajnë ryshfet dhe shesin veten; kështu që, nëse njerëzit e një vendi të caktuar nuk mund të caktojnë një prijës për vendin e tyre veçse me zgjedhje të tilla të falsifikuara, atëherë si do të bëhej kjo e mundur për të caktuar udhëheqës për mbarë muslimanët?! Kjo është e pamundur.”
Kur udhëheqësi i një shteti urdhëron dikë për të shkuar në luftë, ai individ apo grup e ka për detyrë të shkojë, sespe Allahu i Madhëruar thotë: “O besimtarë! Çfarë keni që ngurroni e mbërtheheni fort për toke kur ju thuhet: “Dilni në luftë, në rrugën e Allahut?! A jeni të kënaqur me jetën e kësaj bote, në vend të së amshueshmes?! Kënaqësia e kësaj bote, në krahasim me atë të botës tjetër, është shumë e vogël. Nëse nuk shkoni në luftë, Ai do t’ju ndëshkojë me dënim të dhembshëm dhe do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër; Atij ju nuk do të mund t’i bëni dëm aspak, se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.” [Et Teube, 38-39].
Kurse i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur urdhëroheni për të shkuar në luftë, shkoni menjëherë!”
“Dhe sepse, sikur njerëzit të mos i binden prijësit në këtë rast, do të ndodhte dëm i madh për Islamin dhe muslimanët, sepse armiku do të luftonte e do të përparonte kur nuk do të gjente kush t’i bënte ball dhe ta ndalte.” [Esh Sherh el Mumti, 8/12-13].
Vërejtje!
Pasi është bërë e qartë se çështja e xhihadit i është besuar prijësit të vendit, duhet të dihet nga të gjithë se prijësi ka të drejtë të bëjë marrëveshje armëpushimi dhe paqeje me atë vend që ai e sheh se është në të mirën e muslimanëve.
Ibën Kethiri thotë: “Në rast se armiku është i madh në numër, lejohet lidhja e marrëveshjes së paqes me të, siç argumenton ajeti i Kuranit: “Nëse ata shfaqin prirje për paqe, atëherë edhe ti ano nga ajo dhe mbështetu tek Allahu, sepse, vërtet, Ai dëgjon dhe di gjithçka.” [El Enfal, 61]. “Dhe siç veproi i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në ditën e Marrëveshjes së Hudejbijes.” [Tefsiri i Ibën Kethirit, 2/322-323].
Kurse Ibën Haxheri thotë: “Lidhja e marrëveshjes për paqe kufizohet me kusht që ajo të jetë më e mirë për Islamin dhe muslimanët, por nëse Islami është në gjendje triumfi mbi armikun, dhe marrëveshja për paqe nuk ka ndonjë interes, atëherë nuk lejohet.” [Fet’hul Bari, 6/275-276].
Ai që e përcakton nëse duhet bërë marrëveshje paqeje apo jo është udhëheqësi i shtetit dhe askush tjetër. Ibën Kudame thotë: “Nuk lejohet lidhja e marrëveshjes për paqe veçse nga prijësi ose mëkëmbësi i tij, sepse kjo çështje lidhet me mendimin dhe vendimin e prijësit sipas asaj që ai e sheh më të dobishme, siç e sqaruam më sipër; dhe sepse lejimi i kësaj për dikë tjetër përveç prijësit, do të thotë shfuqizim i xhihadit në mënyrë totale apo në atë zonë të caktuar, dhe kjo është ndërhyrje në çështjet e prijësit dhe shkelje e të drejtës së tij.” [El Mugni, 13/157].
Më pas thotë: “Në rast se prijësi lidh marrëveshje për paqe pastaj vdes ose shkarkohet, marrëveshja e tij nuk prishet, por ai që vjen më pas duhet t’i përmbahet asaj, sepse prijësi i mëparshëm e ka lidhur atë me përpjekjen e tij për të bërë më të mirën.”
Pastaj thotë: “Nëse prijësi lidh marrëveshje për paqe, ai duhet ta zbatojë atë, sepse Allahu i Madhëruar thotë: “O besimtarë! Zbatoni marrëveshjet!” [El Maide, 1], dhe në një ajet tjetër thotë: “Respektojeni marrëveshjen me ta deri në fund.” [Et Teube, 4].” [El Mugni, 13/157].
Ebu Jeala el Fera’, në librin el Ahkam es Sultanije, në lidhje me detyrat e popullit kundrejt prijësit, thotë:“Prej këtyre detyrimeve është që t’ia besojnë atij çështjet e tyre dhe ta lënë atë t’i rregullojë ato, në mënyrë që të mos përplasen mendimet e tyre, ndërsa Allahu i Madhëruar thotë: “E sikur ta përcillnin atë çështje tek i Dërguari dhe paria e tyre, patjetër që hulumtuesit e tyre do të dinin të vepronin me të.” [En Nisa, 83]. Nëse njerëzve iu bëhet e qartë diçka që i ka shpëtuar prijësit, ia sqarojnë dhe i japin sugjerime atij, dhe kjo është diçka që Allahu e ka nxitur.” [El Ahkam es Sultanije, f. 47].
Kurse Ibnul Kajjim thotë: “I lejohet prijësit që të kërkojë marrëveshje për paqe nga armiku kur sheh se kjo është për të mirën e muslimanëve, dhe kjo nuk kufizohet vetëm me rastin kur armiku e kërkon këtë i pari.” [Zadul Miad, 3/304].
Përmendëm më sipër fjalën e disa dijetarëve si: Sead ibën Atik (vdekur në vitin 1349 H), Umer ibën Selim (v. 1362 H), Muhamed ibën Abdulatif (v. 1367 H), Abdullah el Ankari (v. 1373 H), Muhamed ibën Ibrahim (v. 1389 H) në lidhje me dhënien e besës Imam Abdulaziz ibën Abdurrahman Al Fajsal; por i përmendëm këtu me vitet e vdekjes së tyre, për ta kuptuar lexuesi i nderuar se në atë kohë (vitet 1900-1932) kanë ndodhur sprova dhe rrëmuja të mëdha, dhe injorantët flisnin kundër dijetarëve dhe udhëheqësve për shkak të marrëveshjeve që lidhte mbreti Abdulaziz me Anglezët.
Shejh Abdulaziz ibën Bazi (RahimehUllah) thotë: “Lejohet lidhja e marrëveshjes së paqes me armiqtë, qoftë në mënyrë të përkohshme apo të përhershme, nëse prijësi i muslimanëve mendon se kjo është për të mirën e muslimanëve, sepse Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse ata shfaqin prirje për paqe, atëherë edhe ti ano nga ajo dhe mbështetu tek Allahu, sepse, vërtet, Ai dëgjon dhe di gjithçka.” [El Enfal, 61]; dhe sepse i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i ka bërë të dyja këto lloj marrëveshjesh.” [Mexhmuu Fetava ue mekalatin muteneviah, nga shejh Abdulaziz ibën Baz, 18/438].
Vlen të përmendet këtu se djalli i mallkuar i shkon nga rrugë të ndryshme atyre që i adresohen bamirësisë dhe dijes, ku fillimi dhe baza e atyre rrugëve është mendimi i keq për udhëheqësin e shtetit, gjë e cila është në kundërshtim me rrugën e selefëve, ndjekësve të gjurmëve profetike; Sead ibën Atik, Umer ibën Selim, Muhamed ibën Abdulatif, Abdullah el Ankari dhe Muhamed ibën Ibrahim, kanë thënë: “Nga gjërat që ka futur djalli, është gjithashtu mendimi i keq për udhëheqësin e shtetit dhe mosbindjen ndaj tij, gjë e cila është nga mëkatet më të mëdha dhe nga feja e injorantëve, të cilët nuk e shohin dëgjimin dhe bindjen ndaj prijësit prej fesë Islame, dhe secili prej tyre ecën me kokën e vet.” [Ed Duraru es Sunije, 9/135].
“Pra, është e ndaluar thyerja e urdhrit të udhëheqësit dhe kundërshtimi i tij në pushtetin e tij, në vendimet e tij dhe në marrëveshjet që ai lidh me shtetet e tjera, sepse ai është përfaqësues i muslimanëve dhe synon të mirën dhe interesin e tyre, madje vështrimi i tij për ata është më i mirë se vështrimi i vetë atyre për veten e tyre, sepse me anë të pushtetit të tij qëndron rregulli i fesë dhe bashkohet fjala e muslimanëve.” [Ed Duraru es Sunije, 9/135].
Së gjashti: Shenja dhe orientime për pasuesit e Sunetit që i mungojnë shumë prej të rinjve të ymetit.
Ebu Dheri (radijAllahu ‘anhu) thotë: “Ngadalë, ngadalë, o njerëzit e Islamit, sepse unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Pas meje do të vijë një mbret, dhe ju duhet ta përkrahni atë. Kush kërkon ta poshtërojë atë (mbretin), ka bërë një të çarë në kufirin e Islamit dhe atij nuk i pranohet pendimi deri sa ta kthejë kufirin ashtu siç ishte!” [Es Sunnetu, i Ibën Ebi Asim, nr. 1079; shejh Albani ka thënë se zinxhiri i transmetuesve të tij është i saktë (sahih)].
El Karafi thotë: “Rregulli i përmbledhjes së interesave të përgjithshme shoqërore është i detyrueshëm dhe ai nuk mund të qëndrojë veçse me madhërimin e dijetarëve në zemrat e popullit; kur populi flet kundër diejtarëve apo i përçmon ata, atëherë interesi shoqëror është i paarritshëm.” [Edh Dhehijra, 13/234].
Abdullah ibën Mesudi (radijAllahu ‘anhu) ka thënë: “Do të vijë një kohë kur gjërat do të pështjellohen, por ju duhet të jeni të matur; që dikush të jetë ndjekës në të mirë është më mirë se të jetë kokë në të keqe.” [Musannef Ibën Ebi Shejbe, 7/456, dhe Shuabul Iman, i Bejhekiut, 7/297].
Imam Ahmedi ka nxjerrë një transmetim me sened të mirë nga Zejd ibën Thabit (radijAllahu ‘anhu) se ky ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Tre gjëra nuk i urren kurrë zemra e muslimanit: Kryerja e e një vepre me sinqeritet për Hir të Allahut, këshillimi i udhëheqësve të shtetit dhe qëndrimi i bashkuar me masën e muslimanëve (xhematin), sepse lutja e tyre i përfshin ata nëse janë me xhematin.” [El Musned, 5/183].
Shejhu i Islamit, Ibën Tejmije thotë: “Këto tre gjëra përmbledhin të gjitha bazat e fesë dhe rregullat e saj, përmbledhin të drejtat e Allahut dhe të drejtat e robërve të Tij, dhe rregullojnë interesat e kësaj bote dhe të botës tjetër.” [Mexhmuul Fetava, 1/18].
Shejh Muhamed ibën Abdulvehab, në lidhje me këto tre gjëra, ka thënë: “Nuk ka ndodhur ndonjë çekuilibrim në fenë dhe jetesën e njerëzve veçse për shkak të prishjes së këtyre trejave ose njërës prej tyre.” [Çështjet e injorancës në veprat e shejh Muhamed ibën Abdulvehab, 1/236].
El Alusi, në interpretimin e fjalës së Allahut: “Sikur Allahu të mos i pengonte disa njerëz me të tjerë, toka do të ishte shkatërruar, por Allahu ka mirësi të madhe ndaj krijesave.” [El Bekare, 251], thotë: “Në këtë ajet theksohet virtyti i mbretit, pa të cilin nuk do të rregulloheshin çështjet e botës, prandaj thuhet: “Feja dhe mbreti janë binjakë; me ngritjen e njërit, ngrihet edhe tjetri, sepse feja është koka kurse mbreti është roja; kush nuk ka kokë, nuk ekziston, kurse kush nuk ka rojë, do të humbë.” [Ruhul Meani, 1/174].
Ibën Uthejmin, në lidhje me të drejtat e udhëheqësit dhe të popullit, thotë: “Mbushja e zemrave me urrejtje kundër udhëheqësve sjell sherr dhe rrëmujë, dhe po kështu, mbushja e zemrave me urrejtje kundër dijetarëve sjell nënçmim të tyre dhe si pasojë, nënçmim të Sheriatit që ata dijetarë mbartin. Nëse dikush përpiqet të pakësojë nga respekti i dijetarëve apo i udhëheqësve, atëherë do të humbë edhe sheriati edhe siguria.”
Mbyllje:
Pas këyre temave përkujtuese dhe këshilluese në çështjet e xhihadit, shtroj një pyetje rreth historisë së Ebu Basir Utbeh ibën Usejd (radijAllahu ‘anhu), i cili i tha të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), kur ky e ktheu atë te idhujtarët në bazë të marrëveshjes se Hudejbijes: “O i Dërguari i Allahut! A po më kthen te idhujtarët që të më sprovojnë në fenë time dhe të tallen me mua?”
Megjithatë, i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ktheu atë te mohuesit kurashit, kurse zemrat e muslimanëve po dridheshin dhe sytë i kullonin lot për atë djalë të Islamit që po i dorëzohej njerëzve më të ulët në tokë; përse nuk e ndihmoi i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) Ebu Basirin dhe ata që ishin me të?
Përse i dorëzuan ata te idhujtarët kurashit?
Përse nuk dërgoi dikë prej sahabëve që t’i ndihmonin ata, qoftë edhe fshehurazi?
Ku është roli i popullit që nuk ka frikë askënd tjetër veç Allahut në fenë e Allahut, dhe luftojnë me trupat dhe pasuritë e tyre, madje kanë qenë shumë herë më të lartë se të rinjtë e kokës sonë në besim, largpamësi, frikë nga Allahu, kërkim të asaj që është tek Allahu dhe mos-interes në dynja por dashuri për botën tjetër… dhe… dhe…?
Përgjigja e këtyre pyetjeve është e gjithë ajo që kaloi në këto fletë, por në mënyrë të përmbledhur themi:
Islami qëndron me xhematin (masën e bashkuar të muslimanëve); xhemati qëndron me prijësin; prijësi qëndron me dëgjimin dhe bindjen e popullit ndaj tij; dhe se xhihadi dhe çdo gjë që lidhet me të nga marrëveshjet e ndryshme mes vendit musliman dhe vendeve të tjera, janë nga të drejtat e prijësit dhe detyrat e tij, dhe të askujt prej njerëzve të thjeshtë prej popullit, të cilët kanë vetëm të drejtën e këshillimit dhe konsultimit, duke vazhduar në dëgjim dhe bindje ndaj prijësit, edhe nëse mendimet e tyre ndryshojnë.
Për t’u qartësuar më shumë përgjigja:
Pyetje: Përse nuk u ndihmua Ebu Basiri dhe shokët e tij? Përse iu dërëzuan ata idhujtarëve kurashit? Përse nuk u dërguan ndihmues për të dhe shokët e tij qoftë edhe fshehurazi?
Përgjigje: Për shkak të marrëveshjes që kishte lidhur me mohuesit dhe idhujtarit dhe aktit të paqes me ta.
Pyetje: Ku është roli i popullit që nuk ka frikë askënd tjetër veç Allahut në fenë e Allahut, dhe luftojnë me trupat dhe pasuritë e tyre, madje kanë qenë shumë herë më të lartë se të rinjtë e kokës sonë në besim, largpamësi, frikë nga Allahu, kërkim të asaj që është tek Allahu dhe mos-interes në dynja por dashuri për botën tjetër… dhe… dhe…?
Përgjigje: Iu nënshtruan prijësit të tyre me dëgjim dhe bindje dhe besuan se çështjet e marrëveshjeve dhe akteve të paqes me idhutjarët i përkisnin prijësit të tyre (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) edhe pse mund të kishin mendim të kundërt me të.
Lus Allahun e Madhëruar të na udhëzojë ne dhe vëllezërit tanë muslimanë në të drejtën dhe në marrjen për gjykues Kuranin dhe Sunetin, dhe të na mundësojë mbyllje të jetës me mbylljen e lumturisë së përjetshme; Allahu na faltë ne, prindërit tanë dhe dijetarët tanë!
Allahu është i Gjithëdijshmi, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin, dhe mbi familjen e shokët e tij!
Përfundimi i shkrimit të këtyre fletëve ishte në datën 20/ Dhul Kaade / 1423 AH.
Allahu i dhëntë sukses të gjithë muslimanëve për nijet të pastër dhe vepër të mirë!
Allahu na bëftë prej thirrësve në të vërtetën dhe të qëndrueshëm në të!
0 notes
shqiperialive · 2 years
Text
“Ajo është shkëputur nga Iliri dhe Arjola”/ Gjyshi këshillon Donaldin për sherrin me Fifin: E lexova në... (FOTO)
“Ajo është shkëputur nga Iliri dhe Arjola”/ Gjyshi këshillon Donaldin për sherrin me Fifin: E lexova në… (FOTO)
Dy ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Donald Veshaj dhe Fifi, kanë marrë gjithë vëmendjen e publikut së fundmi, pas disa deklaratave të bëra në rrjetet sociale për njëri-tjetrin. Edhe pse në fillim u duk se ishte një sherr serioz mes tyre, më pas u kuptua se gjithçka ishte në sensin e një shakaje. Çdo gjë nisi në puntatën e parë të emisionit “Më lër të flas”, kur aktori i humorit u…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
geekynerfherder · 4 years
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
Procreate is donating $100,000 to bushfire relief, and several of their artists have generously contributed their time to create Australian-themed prints to raise additional funds for two charities working on the forefront of the disaster: the Australian Red Cross, and the Australia Zoo Wildlife Warriors.
8" x10" fine art prints on luxurious 310gsm 100% cotton fine art paper from $30.
All profits ($24) from every print will be donated directly to these charities. To give more, use the Boost Donation option when purchasing a print.
On sale now from the Procreate appeal website.
290 notes · View notes
legene · 3 years
Note
Pse e quan veten te shenjte?
E lexova diku dhe mendova pse mos ,fundja per te shenjte e njoh veten .😁
9 notes · View notes
bletezevjollce · 3 years
Text
Se dikur lexova kete quote:
"We became the men we wanted to marry.", e me beri pershtypje.
4 notes · View notes
voguetearss · 4 years
Text
Lexova diku:
“Do të vrasesh veten? Hidhu në det dhe shikoje si do luftosh për të mbijetuar. Nuk është vetja jote që mundohesh të vrasesh, është thjesht diçka brenda teje, që me kohën, do vdes.“
Dhe mendoj që të gjithë duhet ta dëgjojn këtë.
78 notes · View notes
mr-gentlemann · 3 years
Note
(1) Ne te vertete po kaloj vet nje periudhe te veshtire dhe papritur me doli suggest blogu yt. Lexova mjaftueshem per te kuptuar historine tende dhe arsyen e shkrimeve te tua. E di qe kam shtypur ask dhe po e bej ne anonymous por doja te te thoja vetem kete:
1
4 notes · View notes
lulkuqja · 4 years
Text
N’syt e nanes lexova fjalen dashni!
xh.m
18 notes · View notes
henplota · 4 years
Text
Sa gabim bera qe per her te pare mbas kaq shume kohesh lexova bisedat tona ne telefon
4 notes · View notes
oazi · 4 months
Text
pas 417 faqesh arrita tek faqja qe doja, lexova fjaline qe doja dhe pastaj ndalova aty sepse sapo pësova A moment of EPIPHANY(ndenja tre ore qe ta kujtoja kete fjale), shi kjo ndjenjee : EPIPHANY!! qe nuk di si ta shpjegoj ne shqip, por kur nje liber ma ben kete gje , ai liber eshte LIBËR.
1 note · View note
theskanderbeg · 4 years
Text
Tumblr media
E lexova sot diku këtë, m’i duk tipike sidomos për ne shqiptarët...
Ujku e qortoi qenin:
Ujku:- o bir i xhaxhait tim, si i gjete njerëzit?
Qeni u përgjigj:- të çuditshëm, kur e urrejnë dikë, i thonë: o qen i biri qenit!
Ujku: a i ke ngrënë ndonjëherë fëmijët e tyre?
Qeni: Jo!
Ujku: a i ke tradhëtuar ndonjëherë?
Qeni: Jo!
Ujku: a i ke mbrojtur kur dikush i ka sulmuar?
Qeni: Po!
Ujku: E si e quajnë njerëzit, njeriun e guximshëm dhe të zgjuar?
Qeni: thonë, qenka si një ujk!
Ujku: a nuk të këshilluam që në fillim të qëndrosh ujk si ne!
Unë i kam sulmuar shumë herë fëmijët e tyre, i kam ngrën bagëtitë e tyre, i kam tmerruar dhe heronjët e tyre i quajnë ujq!
Dije o bir i xhaxhait tim, se njerëzit i adhurojnë xhelatët e tyre, kurse i përbuzin e nënçmojnë ata që janë besnik ndaj tyre!
1 note · View note
ratkozahiri · 4 years
Text
//
Ndihem i lumtur kur dita eshte produktive dhe duke qen se jam nje person qe preokupohet shume mundohem te jem i angazhuar gjate kohes. Te gjithe gjerat e meposhtme me percjellin qetesi, shpresoj dhe juve gjithashtu.
Me pelqejne shume lulet, njehere lexova nje citim ku thuhej "te mbjellesh nje lulishte do te thote te besosh ne te ardhmen" dhe ne fakt eshte dicka ku jam pasqyruar goxha. Se fundmi rekuperova nje bime dhe shpresoj te me shoqeroj dhe ne vitet ne vijim, behet fjale per nje filodender, lloj i cili ka ekzistuar gjithmone ne shtepine time. Qendronte prane portes se oborrit, vend ku kalonte dhe qeni, gje qe e kishte demtuar pak.
Duhet te pranoj qe kam nje "problem" me grumbullimin e sendeve, por eshte dicka me e forte se une. Pjesa me e madhe kane prejardhjen nga tregje te vogla ose dyqane me sende te perdorura, te tjere i rekuperoj rastesisht si per shembull nje pasqyre e cila ishte e mbeshtetur ne nje rrugice, me thone se eshte pak e ekzagjeruar por ka aq shume histori pas nje objekti te rigjetur qe me jep frymezim. Kam nje koleksion pjatash te vogla dekorative, gjithashtu kutish, me pelqejne kutit dhe gjerat qe mbajn gjera tjera brenda.. i preferuari im eshte nje carillon kinez te cilin e bleva me pothuajse asnje leke.. eshte pak i vjeter por degjohet akoma.
Piktura meriton patjeter nje pjese ne kete liste, edhe pse nuk jam shume i dhen, jap me te miren time, admiroi shume personat qe pikturojne mire, une e perdor me shume si fluks vetedijeje. Me pelqen te mendoj qe te fotografosh eshte si te pikturosh me drite, dhe besoj qe ne kete jam paksa me i mire.
Fillova te fotografoja kur isha pothuajse 16 vjec, pak nga pasioni dhe pak nga frika se nje dite kur te isha 65 ose 75 vjec do harroja sa bukur ka kaluar koha. Diten e ditelindjes time me dhuruan aparatin e pare fotografik dhe qe nga ajo dite mundohem te ngadalesoj kohen .. duke filmuar dhe shkrepur vende, objekte dhe persona.
4 notes · View notes
twistedyoungsoul · 5 years
Text
Saturni✨
Planeti i rregullave, pergjegjesive dhe kufizimeve🖤
Keto dite Saturni ka ndezur ca butona tek ne qe na bejne te sillemi me pergjegjshem dhe te kthehemi ne te zotet e vetes. Do te marrim mesime te vlefshme ne menyre qe te ecim perpara dhe te thyejme te gjitha modelet e vjetra te se shkuares...apo doni te vazhdoni te beni te njejtat gabime? Lidhje te vjetra? Njerez toksike? Zakone apo huqe? Lini pas gjerat ne te cilat keni ngelur vetem per faj te rehatise. Mbani shenim gjerat qe ju plotesojne si njeri dhe ju ndihmojne ne produktivitetin tuaj. E gjitha kjo po na pergatit per ndikimin e Bricjapit ne Dhjetor dhe Janar. Eshte koha te rritemi!💕💁‍♀️💕
Une per vete, qe zgjohem gjithmone vone, keto kohe e kam pasur me te lehte ti them vetes zgjohu, perndryshe ske gje ne terezi. Here te tjera beja kompromis produktivitetin tim me ca minuta me teper gjume. Sot mbi te gjitha e ndjeva shume me te lehte te zgjohesha dhe kur lexova mbi levizjen e Saturnit, e kuptova qe e gjitha e paska pasur nje arsye dhe falenderoj Saturnin qe po mi sjell mendt ne koke😜 Shpresoj dhe ju ta keni ndjere ndikimin pozitiv!
xoxo, ur fav witch!
4 notes · View notes