Tumgik
#primo shllaku
kafsho · 11 months
Quote
Camaj asht antipodi i letërsisë zyrtare që shkruhej në Shqipnin e kohës së Luftës së Ftoftë. (...) Martini i kundërvuni Shqiponjave dhe simboleve panagjirike të realizmit socialist breshkën Drande e cila asht nji madrigal i mrekullueshëm. Martini i tregoi letërsisë shqipe se, heroikja dhe panagjirikja ishin vlera të zbehuna me kohë e me vakt dhe se, estetika mbizotnuese e kohës ishte deheroizimi dhe absurdi ekzistencial. Mbas viteve ’90 letërsia e realizmit socialist ra si gardh i kalbun, kurse vepra e Camajt sapo ka fillue të studiohet..
Primo Shllaku për Martin Camajn, (Autorë me art të dyshimtë por me kontribut shtetnor të sigurt , 09/02/2020)
0 notes
kutia15 · 4 years
Text
Ne s’ban
Atehere vene si hane.
Ne prap nuk ban
Vene sic asht,
Si gjak qe disa caste ma pare
Vraponte ne zemren time
Dhe ndoshta atje i pa,
Ne erresiren e kuqe,
Syte e tu plot drite.
Primo Shllaku
3 notes · View notes
Photo
Tumblr media
Tema e janarit eshte PROMISE dhe eshte propozuar nga CM Tirana per t'u zhvilluar nga 220 qytetet qe aplikojne CreativeMornings. Ky event do te mbahet online te premten date 29 janar, ora 10. Link-un do ta gjeni ne faqen e FB te CreativeMornings Tirana. CreativeMornings Tirana ka zgjedhur Primo Shllakun per te folur rreth kesaj teme ne pergjithesi, por duke u fokusuar te BESA, si premtimi me origjinal i shqiptareve ne kuptimin historik, etik dhe legal te saj. "BESA asht nji institucion gojor i Shqiptarëve dhe i Shqipnisë e Kosovës të një kohe historike parashtetnore, i cili shërbente për të lidhë marrëveshje mes njerëzish, por edhe mes individësh e institucionesh. BESA ka qenë nji mënyrë e funksionimit të marrëdhanies qoftë individuale, ashtu edhe ma gjanë. BESA ka vlerën e nji kontrate gojore lidhë me nji marrëveshje. Ajo vazhdon edhe sot në mikromarrëdhaniet mes njerëzish që duen me hy në marrëveshje dhe me pasë nji rezultat të dëshirueshëm. Qëndrimi besnik ndaj vetes kur nuk mund të arrihet të rregullohet përmes një akti material e formal që të ketë vlerën e një dokumenti. Krijuesi ka një kredo dhe ai i përmbahet asaj deri në heshtje, por në raste të veçanta të skajshme tragjike, edhe deri në sakrifikim." Primo Shllaku ka lindur më 16 dhjetor 1947 në Shkodër, një qytet i Shqipnisë së Veriut, por me shumë parësi kulturore të cilat zgjatën deri me vendosjen e regjimit komunist. I ati ka qenë regjizor teatri kurse axha i tij ka qenë një përkthyes i shquem i veprave klassike greko-romake. Nga 1966 deri më 1970 ai ka studiuar në Universitetin Shtetëror të Tiranës dhe e kreu atë në degën gjuhë-letërsi. Për shumë vite ai ka qenë mësues i niveleve të ndryshme të shkollave dhe ka shërbyer si në qytet ashtu edhe në fshatra. Aty nga fundi i viteve ’80 ai filloi të jepte mësim në Universitetin e Shkodrës. Nga 1990 deri më 2006 ai emigroi në Greqi ku dha mësime private shqip dhe frëngjisht. Në vitin 2007 deri më 2010 ka dhënë mësime në Universitetin Filologjik të Beogradit në departamentin e gjuhës shqipe. Më 2010 fitoi titullin Doktor i Shkencave letrare. @creativemorning @jolin_matraku @shllakuprimo @primoshllaku #creativemorning #creativemornings #cmpromise https://www.instagram.com/p/CKTi2o1hPfc/?igshid=1fzbd1olgqifw
0 notes